Rreth nesh

I disponueshëm edhe në Deutsch

Mirësevini tek Fondacioni-Konrad-Adenauer!

Liria, drejtësia dhe solidariteti janë principet që orientojnë punën e Fondacionit-Konrad-Adenauer (KAS). KAS është një fondacion politik, i cili i qëndron pranë Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë. Konrad Adenauer (1876-1967), si bashkëthemelues i Unionit Kristian-Demokrat dhe si kancelar i parë i Republikës Federale Gjermane, bashkoi në një traditat kristiane, sociale, konservative me ato liberale. Emri i tij është simbol per rindërtimin demokratik të Gjermanisë, për pozicionimin e politikave të saj të jashtme në një bashkësi vlerash transatlantike, për vizionin e një Europe të bashkuar dhe për orientimin ndaj ekonomisë sociale të tregut. Trashëgimia e tij shpirtërore është për ne, detyrë dhe zotim njëkohësisht.

Në sajë të bashkëpunimit tonë ndërkombëtar, ne angazhohemi që njerëzit të mund të jetojnë të lirë dhe me dinjitet. Duke u orientuar nga vlerat, ne kontribojmë që Gjermania të jetë e denjë për përgjegjësitë që ajo ka në botë, përgjegjësi këto gjithmonë në rritje.

Ne duam të lëvizim njerëzit që sëbashku t’i japim formë të ardhmes në këtë drejtim. Me ndihmën e 70 zyrave dhe projekteve në më shumë se 120 vende, ne japim kontributin tonë vetjak për nxitjen e demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe të ekonomisë sociale të tregut. Ne mbështesim në mënyre të vazhdueshme dialogun politik të jashtëm si dhe komunikimin mes kulturave dhe besimeve fetare, me qëllim që të sigurojmë paqe e liri.

Në qendër të gjithçkaje, për ne qëndron njeriu me dinjitetin e tij të pacënueshëm, me të drejtat dhe përgjegjësitë e tij. Ai përbën për ne pikën lidhëse për drejtësi sociale, për demokraci liberale dhe për një aktivitet ekonomik të qëndrueshëm. Duke sjellë bashkë njerëz te cilët pranojnë përgjegjësitë e tyre shoqërore, ne zhvillojmë rrjete aktive në politikë, ekonomi dhe në shoqëri. Menaxhimi ynë politik i dijes, përmirëson mundësitë për t´a formësuar globalizimin në mënyrë të drejtë nga ana sociale, për ta bërë atë të qëndrueshëm nga ana ekologjike dhe efektiv nga ana ekonomike.

Ne punojmë në partneritet me institucionet shtetërore, me partitë, me organizatat e shoqërisë civile si dhe me elita të përzgjedhura. Nëpërmjet qëllimeve dhe idealeve tona, ne dëshirojmë që veçanërisht në politikën e zhvillimit, të thellojmë në të ardhmen bashkëpunimin politik rajonal e global. Sëbashku me partnerët tanë, ne kontribuojmë në zhvillimin e një sistemi ndërkombëtar, i cili i mundëson çdo vendi progres në liri dhe në vetëpërgjegjësi.

Fondacioni "Konrad Adenauer" në Shqipëri

Në Shqipëri ekziston një orientim konsensual rreth anëtarësimit të vendit në BE, një identifikim me vlerat dhe standardet europiane , si dhe një dëshirë e gatishmëri e madhe për reforma, në të gjithë sektorët, siç janë: ekonomia, politika, ai social dhe në atë të sistemit juridik e të administratës shtetërore.

Një element kyç i bashkëpunimit të Fondacionit „Konrad Adenauer“ në Shqipëri, është edhe bashkëpunimi me Partinë Demokratike, nën udhëheqjen e kryetarit të partisë, Z. Lulzim Basha. Një pikë tjetër e rëndësishme bashkëpunimi, është edhe mbështetja ndaj Parlamentit Shqiptar. Vlen të punohet në këtë drejtim, në mënyrë që Parlamenti të bëhet më efiçent në punën e tij, si dhe të profesionalizohet puna e deputetëve dhe e administratës së Kuvendit.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kërkon me ngulm modernizimin e sistemit të drejtësisë dhe përshtatjen e tij me legjislacionin e normat e BE-së. Në pika të tjera, theksohet se duhet të ndërtohet një ekonomi tregu e vërtetë dhe se sistemi demokratik, duhet të konsolidohet edhe më tej.

Fondacioni „Konrad Adenauer“-Zyra për Shqipërinë, vë në jetë projekte me parlamentarë, akademikë, njerëz dhe aktorë të shtetit të së drejtës, për të arritur kësisoj përmbushjen e kushteve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Një shqyrtim i së shkuarës së hidhur komuniste, është marrë në konsideratë nga ne, në mënyrë që të forcojmë më shumë themelet e shtetit të së drejtës dhe për të kontribuar kështu për një shoqëri më të drejtë.

Informacioni ne PDF

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

Selia e Fondacionit Konrad Adenauer në Berlin

Selia e Fondacionit Konrad Adenauer në Berlin

Zyra e Fondacionit "Konrad Adenauer" në Tiranë. (Pamje nga jashtë)

Zyra e Fondacionit "Konrad Adenauer" në Tiranë. (Pamje nga jashtë)

Kujdes
Ju lutem, aktivizoni JavaScript në rregullimet tuaja të Browser-it.
Ju lutem, shkarkoni këtu Flash-Plug, në mënyrë që të mund të shihni përmbajtjen. ›

Pjesë nga një kronikë e TVSH-së, që flet mbi ceremoninë e celjes së zyrave të Fondacionit "Konrad Adenauer" në Shqipëri. Tiranë më 03. Shkurt 2010.