„Sfida të reja të sigurisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor”

Në Shqipëri u zhvillua me sukses Asambleja e 57-të e Përgjithshme e Këshillit të Atlantikut të Veriut

I disponueshëm edhe në Deutsch

Tackling new security challenges with partners. Asambleja e 57-te e ATA-s, u zhvillua ne Shqiperi

ATA është një organizatë që grupon në vetvete një rrjet organizatash, për të sjellë sëbashku liderë politikë, akademikë dhe diplomatë. Në aktivitetet e saj diskutohen tema si: demokracia, shteti i së drejtës, liria, paqja dhe siguria në rajon, Europë e më gjerë

Nga data 14. – 16. nëntor 2011, në Tiranë u organizua Asambleja e 57-të e Organizatës së Atlantikut të Veriut (ATA). Ky aktivitet u inicua nga Këshilli Shqiptar i Atlantikut (ACA), (Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë), me mbështetjen e Fondacionit „Konrad Adenauer“.

Asambleja, e cila mbante titullin: „Përballja me sfidat e reja të sigurisë në partneritet“ (Tackling new Security Challenges with Partners ) trajtoi gjatë punimeve të saj, pesë tema prioritare:

Çështjet e sigurisë me fokus Afganistanin;

Zhvillimet në rajonin e Detit Mesdhe dhe të Lindjes së Afërme;

Analizë e marrëdhënieve mes BE-së dhe NATO-s;

Çështjet e sigurisë dhe përballja me sulmet kibernetike;

Perspektiva të reja për bashkëpunimin transatlantik.

Fondacioni „Konrad Adenauer“ mbështeti Ministrinë Shqiptare të Mbrojtjes ( përkatësisht përmes Zv/Ministrit dhe njëkohësisht President i ACA, Dr. Arian Starova) dhe ATA-n (Presidentin, Dr. Karl Lamers, Deputet i Bundestagut Gjerman) në organizimin me sukses të Asamblesë së 57-të të Përgjithshme të ATA-s.

Rreth 300 pjesëmarrës nga shumë vende të botës ( rreth 30 shtete) morën pjesë në këtë aktivitet. Edhe Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë në seancën përmbyllëse të këtij aktiviteti.

Gjithashtu, shumë të rinj e të reja ishin të pranishëm në punimet e saj. Prezenca dhe interesi i mediave, ishte gjithashtu i konsiderueshëm. Në këto diskutime morën pjesë anëtarë të ATA-s nga vende të ndryshme, duke ia nisur që nga Kanadaja, deri tek Suedia, Kroacia, Maqedonia, Serbia dhe Rusia.

Në konferencë u diskutua mbi misionin e NATO-s në Afganistan, mbi ndërhyrjen e Aleancës Veriatlantike në Libi, mbi korrupsionin dhe mbi rrjetet kriminale të drogës që operojnë në këto rajone. Gjithashtu, u soll në vëmendje edhe eksperienca shqiptare, me ekspertët e saj ushtarakë e policorë, në ndihmë të forcave afgane të sigurisë.

Pjesëmarrësit në diskutime ranë shpejt dakord me faktin se angazhimi kundër rrjetit ndërkombëtar të terrorizmit, do të vijojë të jetë afatgjatë. Por si mund të luftohet ai në mënyrë sa më efektshme, ndërkohë që paraqiten shumë sfida të reja? Dhe pikërisht këto kërcënime të reja, nëpërmjet sulmeve kibernetike, kërkojnë strategji dhe teknologji të reja.

Të përbashkëtat dhe diferencat mes BE-së dhe NATO-s janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Por si duhet arritur kompromisi? Duke operuar në bllok apo si vende të veçanta? Si duhet të zhvillohen financimet dhe aktivitetet mbështetëse? – Çfarë roli luajnë OJQ-të dhe shoqëria civile në diskutimet aktuale dhe ato të së ardhmes?

Dr. Jörg Wolf, i cili ishte ftuar të referonte si ekspert i Fondaciont „Konrad Adenauer“, paraqiti si forma të mundshme, diskutimet, protestat dhe aksionet brenda gjirit të shoqërisë civile, të cilat kanë një ndikim në kuadër të debateve mbi Aleancën Veriatlantike.

Vlerësim përfundimtar

Shqipëria ndodhet në rrugën e integrimit në strukturat europiane. Me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, vendi ka hedhur një hap të rëndëishëm drejt njehsimit me vlerat transatlantike. Me zhvillimin e kësaj asambleje, Shqipëa ka bërë gjithashtu një hap tjetër potencial, si anëtare aktive e NATO-s dhe e ATA-s.

Edhe shumë vizitorëve nga shumë vende të botës iu bë gjithashtu e qartë se Shqipëria tashmë nuk është më vetëm një vend në transformacion, por se ajo dëshiron të renditet tek aleatët më të rëndësishëm në organizatat e aleancat perëndimore dhe se është e gatshme ta luajë rolin e saj në mënyrë sa më aktive.

ATA-Generalversammlung in Tirana, Nov. 2011

Gjatë punimeve të Asamblesë së 57-të të Përgjithshme të ATA në Tiranë, 14.-16. Nëntor 2011