"Ndryshimi i klimës dhe mbrojtja e mjedisit në Shqipëri"

Tryezë e rrumbullakët me eskspertë shqiptarë dhe gjermanë

I disponueshëm edhe në Deutsch

Në Shqipëri debatet mbi ndryshimin e klimës dhe mjedisin, nuk kanë luajtur ndonjë rol të rëndësishëm as në politikë e as në media, apo në shoqëri, për një kohë të gjatë. Por, kjo nuk do të thotë se Shqipëria ka qenë jo aktive dhe e pavëmendshme ndaj ndryshimeve klimaterike.

Për këtë arsye, më datë 6 dhjetor 2011, në Hotel Rogner në Tiranë u organizua një diskutim në tryezë të rrumbullakët, ku morën pjesë rreth 90 vetë. Shumica e pjesëmarrësve përbëhej nga universitete apo ekspertë mjedisorë në kuadër të projekteve të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Tetë ekipe TV dhe disa të përditshme raportuan mbi aktivitetin dhe mesazhet që dhanë gjatë çeljes së aktivitetit, Ministri z. Fatmir Mediu, Ambasada Gjermane dhe Drejtori i Zyrës së Fondacionit „Konrad Adenauer“ në Shqipëri, Dr Ëillibold Frehner.

Ministri Mediu theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e mjedisit për qeverinë shqiptare dhe diskutimet në lidhje me ndryshimin e klimës. Ajo e cilëson bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, të tillë si Fondacioni „Konrad Adenauer“, si shumë të rëndësishëm.

Ministri gjithashtu përmendi një numër hapash konkretë dhe reformat që janë kryer në këtë drejtim, duke veçuar: licencimin e çeljes së impianteve të rinj hidroenergjitikë në Shqipëri, marrëveshjet për burimet e energjisë së rinovueshme, të reduktimit të emetimeve falë tatimit të diferencuar të mjeteve motorike që përdorin naftë dhe benzinë. Por u paraqitën gjithashtu edhe programet e para për mbrojtjen e brigjeve të detit Adriatik ( në Deti Mesdhe konstatohet një rritje e përvitshme prej rreth 1 cm e nivelit të ujit).

Ekspertët gjermanë parashtruan marrëdhëniet mes ekonomisë sociale të tregut, ndryshimeve të klimës, mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes ekonomike, dhe raportuan më tej mbi suksesin e masave ndaj ndryshimeve klimaterike dhe mbrojtjes së mjedisit në Gjermani.

Politikat mjedisore dhe ndryshimet klimaterike në Shqipëri, ishin në qendër të prezantimit të bërë edhe nga z. Pëllumb Abeshi, Drejtor i Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit. Ai prezantoi programe dhe projekte të Ministrisë së Mjedisit për të prodhuar emisione biokarboni ( në ngastrat pyjore e të mbjellat e tjera) si një mënyrë premtuese për balancimin e klimës në Shqipëri. Banka Botërore, UNDP-ja dhe Ministria e Mjedisit, janë duke punuar ngushtësisht tashmë për arritjen e këtyre qëllimeve.

Duke pasuar Marrëveshjen e Kiotos, Shqipëria si shtet nënshkrues, ka hartuar tashmë raportin e tretë për mbrojtjen mjedisore dhe ndryshimet klimatike. Përfaqësuesi i Bankës Botërore raportoi se 250 komuna shqiptare ndërkohë janë ftuar të marrin pjesë në një projekt për të prodhuar emisione biokarboni ( komunat dhe pushteti lokal, që nga viti 2008, me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, janë pronare të tokës pyjore e kullotave në Shqipëri). Rezulton në këtë mënyrë se nga pyllëzimet, erozioni i tokës të jetë ulur ndjeshëm dhe bilanci klimës të jetë përmirësuar.

Shqipëria është një vend i vogël me kapacitete të vogla industriale. Megjithëse ndotja e mjedisit në nivel global po rritet dhe gjithashtu edhe kontributi i Shqipërisë në efektin serë global, sidoqoftë, vlerat e përftuara prej saj janë jo shqetësuese. Shqipëria mund të kontribuojë edhe përmes pyllëzimit duke synuar në të ardhmen një bilanc pozitiv ndaj klimës. Prodhimi aktual i energjisë nga hidrocentralet ( 90% e sasisë totale të prodhuar në vend) kontribon shumë pozitivisht në këtë drejtim.

Seminari i fundit ndihmoi për të rritur vëmendjen ndaj problemeve të mjedisit, qasjes më miqësore ndaj ndryshimeve klimaterike dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Përvoja gjermane e ofruar, shërben për të mbështetur projekte të reja që kanë për qëllim zhvillimin e qendrueshëm. Më tej mbetet të diskutohet rreth opërmirësimit e përshtatjes së një kuadri ligjor modern për një mjedis të pastër dhe implementimin e politikave adekuate ndaj ndryshimeve klimaterike.

Diskutime mbi ndyrshimet klimaterike ne Shqiperi. Nga tryeza e rrumbullaket e dates 6 dhjetor 2011.

Gjatë tryezës së rrumbullakët më 6 dhjetor 2011, mbi ndryshimet klimaterike dhe mjedisin në Shqipëri.