Empowering Youth through Policy Development

Konferencë e përbashkët e Fondacionit „Konrad Adenauer“, NDI dhe FRDP

I disponueshëm edhe në Deutsch

Në datat 27.-29.01.2012 u zhvillua në Tiranë, Konferenca rajonale e forumeve rinore të partive të qendrës së djathtë e atyre konservatore të Europës Juglindore. Aktiviteti u mundësua falë bashkëpunimit mes Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Institutit Kombëtar Amerikan ( NDI) dhe Zyrës për Shqipërinë të Fondacionit „Konrad Adenauer“.

Në këtë konferencë morën pjesë më shumë se 50 të ftuar nga rajoni si dhe dy referentë jashtë rajonit; njëri nga Irlanda, si përfaqësues i Kryesisë së YEPP ( Forumi Rinor i Partive Popullore Europiane ) njëkohësisht i „Young Fine Gael“ dhe tjetri, si përfaqësues i Forumit Rinor ( Junge Union ) nga Gjermania.

Çelja e konferencës u bë nga zonja Ana Radiçeviç ( Referente rajonale e NDI-së), Dr. Ëillibold Frehner ( Drejtor i Zyrës së KAS për Shqipërinë) dhe z. Gerti Bogdani ( Kryetar i FR-PD dhe Deputet i Kuvendit të Shqipërisë).

I ftuar special i aktivitetit ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, i cili përgjatë një gjysëm ore shfrytëzoi rastin të bënte të ditura qëndrimet e tij politike dhe të diskutonte me të rinjtë e pranishëm në sallë, mbi sfidat dhe zhvillimet në vend e rajon. Fokusi i deklaratave të tij lidhej gjithsesi me problemet në fushën e politikave rinore.

Përfaqësuesi i „Young Fine Gale“, i Unionit Rinor të Gjermanisë dhe anëtari i Kryesisë së Forumit Rinor të DSB-së (Democracy for a strong Bulgaria) në Bullgari, paraqitën strukturat e organizatave të tyre dhe u fokusuan së pari në rolin e forumeve rinore dhe veçanërisht në kontributin e partive të tyre respektive në punën me rininë, si dhe në konceptet që lidhen me luftën ndaj papunësisë ndër të rinjtë. Pasditen e ditës së dytë të aktivitetit u diskutua më pas në grupet e punës dhe u tentua që sëbashku të shtjelloheshin ide e të sugjeroheshin zgjidhje konkrete mbi reduktimin e papunësinë në radhët e të rinjve të rajonit.

Të rinjtë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor posedojnë shancet tashmë për të përfunduar studimet në njërin ndër universitetet shtetërore apo private në vendet e tyre përkatëse, por si në profesione të tjera, ashtu edhe në sferën akademike, ato janë të pakta për të fituar një vend të përhershëm pune.

Në konferencë u trajtua edhe një referat i përgatitur nga z. Ivan Cerovac, nga Universiteti i Zagrebit, mbi origjinën dhe domethënien e ideologjive moderne politiko-filozofike të Europës.

Konferenca ndërkombëtare në fjalë, forcoi kompaktësinë e organizatave rinore në Europë, e para së gjithash i shërbeu shkëmbimit të informacioneve mes tyre në rajonin e Ballkanit. Ky këmbim informacioni solli më pranë punën në strukturat organizative të forumeve rinore dhe gjeneroi ide për të zhvilluar programe të suksesshme për luftën ndaj papunësisë në radhët e të rinjve. Ajo njëkohësisht përbën edhe një hap të rëndësishëm për partitë politike, për të marrë përsipër më shumë përgjegjësi në vendet përkatëse.

Kujdes
Ju lutem, aktivizoni JavaScript në rregullimet tuaja të Browser-it.
Ju lutem, shkarkoni këtu Flash-Plug, në mënyrë që të mund të shihni përmbajtjen. ›

Pjesë nga kronika e TV Klan për Konferencën e organizuar në Tiranë më 28 janar 2012