Programi i bursave Sur-Place të Fondacionit Konrad Adenauer
Fondacioni Konrad Adenauer synon te kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie civile e demokratike në Republikën e Shqipërisë, ku gjithsecili respekton të drejtat e bashkëqytetarëve, ku ata që ndihen më të fortë kujdesen edhe për nevojat e më të dobtëve dhe ku çdokush e kupton shtetin si një kornizë mbështetëse nëpërmjet të cilit çdo individ mund të shpalosë e të zhvillojë aftësitë e tij në mënyrë të ndershme, të drejtë e të barabartë.
Për këtë qëllim, Fondacioni Konrad Adenauer, nëpërmjet një programi specifik bursash, ofron mbështetje për studentë të cilët me përfundimin e studimeve në nivelin bachelor dëshirojnë të përfitojnë gradën shkencore master.
Kandidatëve u kërkohet të tregojnë interes për çështjet politike dhe të dëshmojnë angazhim social.
Synimi i programit tonë të bursave është: identifikimi i personave të talentuar dhe mbështetja e tyre për tu përgatitur në marrjen përsipër të përgjegjësive në fushat e politikës, të shkencës, medias, kulturës e biznesit si dhe në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve e veprimtarive të shoqërisë civile.
Për të përfituar një bursë nga programet tona, aplikanti duhet të përmbushë kriteret e mëposhtme:__
- Të studiojë në një nga universitetet publike në Republikën e Shqipërisë;
- Të jetë në përfundim të studimeve bachelor;
- Të ketë notë mesatare mbi 8,5;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze ose gjermane;
- Të jetë aktiv në jetën politike e sociale në vend;
- Të dëshmojë të ardhura mujore modeste
- Të shfaqë këmbëngulje e motivim për të influencuar pozitivisht në formësimin e së ardhmes politike në vend dhe zhvillimin e fushave që lidhen me politikat shtetërore duke u identifikuar me vlerat e solidaritetit social;
Afati i fundit për aplikime është data 1 Shtator e çdo viti!
Formulari i aplikimit mund te shkarkohet online ketu
Formularit të aplikimit duhet t’i bashkëngjiten keto dokumenta në shqip:
- 1- Curriculum Vitae
- 2- Dy letra rekomandimi (të paktën njëra duhet të jetë e firmosur nga një profesor i universitetit ku aplikanti ka përfunduar studimet "bachelor")
- 3- Një letër motivimi
- 4- Një kopje e noterizuar e listës së notave gjatë studimeve te larta
- 5- Një fotografi
Ju lutemi të na dërgoni aplikimet me postë në adresën:
Fondacioni Konrad Adenauer
Zyra për Shqipërinë
Qendra e Biznesit A.K.; Kati 11-të
Rruga Dibrës, Tiranë
Për informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:
Znj. Zheni Korçari në: E-Mail:Zheni.Korcari@kas.de
Tel.: +355 44 500 479
Bursantë të Fondacionit Konrad Adenauer, duke ndjekur leksione në një nga universitetet e shumta në Gjermani