Në gjurmët e të shkuarës komuniste në Shqipëri

I disponueshëm edhe në Deutsch

Fondacioni Konrad Adenauer organizoi nga data 11 deri më 16 maj 2017 një udhëtim studimor dhe informativ me titull „Në gjurmët e të shkuarës komuniste në Shqipëri“. Rreth 20 artistë të multimedias dhe eseistë nga Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Lituania, Rumania dhe Kosova patën mundësinë të vizitojnë vende të rëndësishme të kujtesës në Shqipëri.

Duke vizituar këto vende dhe duke dëgjuar përjetimet e të vuajturve, pjesëmarrësit u sensibilizuan për rëndësinë e trashëgimisë historike. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit historik në rajon përmes një reflektimi njerëzor / artistik ndaj të kaluarës totalitare, shkëmbimi i përvojave dhe dialogu multikulturor.

Seria

kontribute per aktivitetet

Publikuar më

Tirana, 28 qershor 2017