Ballkani Perëndimor mes Lindjes dhe Perëndimit – Sfida e BE-së

I disponueshëm edhe në Deutsch

Takim rajonal i bursantëve të Fondacionit Konrad Adenauer

Fondacioni Konrad Adenauer, zyra e Shqipërisë, zhvilloi në datat 14 – 17 Shtator 2017, në qytetin e Durrësit, takimin rajonal të bursantëve, të cilët sollën përvojat e tyre si qytetarë nga shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë në lidhje me temën: “Ballkani Perëndimor mes Lindjes dhe Perëndimit – Sfida e BE-së". Në aktivitet morën pjesë më shumë se 100 bursantë dhe ish-bursantë nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i zi, Serbia, Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina, Bullgaria, Rumania dhe Gjermania. Secili delegacion ishte ngarkuar me përgatitjen e një teme prezantimi dhe diskutimi për shtetin përfaqësues. Diversiteti i fushave akademike të studentëve pjesëmarrës shërbeu si nxitës për t’i dhënë diskutimeve një larmi perspektivash, me fokus në marrëdhëniet e shteteve të Ballkanit me shtetet lindore, perëndimore e ndërmjet tyre. Në takim u diskutua mbi ndikimin e Rusisë, të Turqisë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Europës. Gjithashtu u trajtuan edhe pika të tjera me qasje kulturore e fetare. Lektorët e ftuar e pasuruan diskutimin me tezat e tyre ndërsa vizita në Tiranë dhe mbrëmjet pranë detit e zbukuruan kohën e lirë të të rinjve pjesëmarrës.

Seria

kontribute per aktivitetet

Publikuar më

Tirana, 18 shtator 2017