Shkollë verore për gazetarinë politike

I disponueshëm edhe në Deutsch

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti Tiranë organizuan në datat 25 – 29 shtator 2017, në Pogradec shkollën verore «GAZETARIA POLITIKE». Qëllimi i kësaj shkolle verore ishte kualifikimi i mëtejshem i gazetarëve të rinj.

Raportimi mediatik i ngjarjeve politike është një nga temat më të diskutueshme të gazetarisë bashkëkohore. Mënyra se si raportohet politika në shtyp, në mediat online dhe në formatet politike televizive luan një rol vendimtar jo vetëm në rritjen e standarteve profesionale të mediave dhe cilësinë e informimit të publikut por edhe në standartet e demokracisë dhe cilësinë e diskursit të aktorëve politikë të një shoqërie.

Përvec trajtimit të raportit kompleks midis shtetit, medias dhe publikut si edhe format e ndryshme të raportimit politik me studiues dhe gazetarë të njohur nga vendi dhe bota, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë në mënyrë interaktive se si funksionon gazetaria politike në praktikë.

Seria

kontribute per aktivitetet

Publikuar më

Tirana, 25 shtator 2017