PUNËSIMI NË SEKTORIN E GJELBËRT DHE DITA E EDUKIMIT

JAVA E BE-SË PËR ENERGJI TË QËNDRUESHME

qershor 17 E premte

Data / Ora

17 qershor 2016, 10:00-14:00

Vendi

Universiteti i Prishtines, Fakulteti i Inxhinierise Mekanike

Tipi

Forum

Me rastin e javes Europiane per Energji te Qendrueshme (EUSW), Konrad-Adenauer–Stiftung së bashku me Qendrën për Studime Evropiane Wilfried Martens nga Brukseli si dhe OJQ ‘Go Green’ Shkup, organizojnë “Punësimi i Gjelbër dhe Dita e Edukimit”.

I disponueshëm edhe në Deutsch, English

Ndryshimet klimatike do të krijojnë miliona vende pune të gjelbërta në të gjitha sektorët brenda shoqërisë. Komisioni Evropian ka deklaruar se rreth 5 milionë vende pune do të hapen në vitin 2020 në energji të ripërtëritshme dhe në sektorin e efiçencës së energjisë. Cilat janë shkathtësitë, njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për punë të gjelbër? Dhe a është sistemi i edukimit gati për të? Këto janë pyetje kyçe të cilat do të debatohen në evente. Do të organizohen punëtori dhe trajnime për studentët nga kompanitë dhe OJQ-të të cilat tanimë janë duke punuar në këtë fushë në zhvillimin e një shoqërie të gjelbër dhe të qëndrueshme. Miliona të rinjë dhe ekspertë të energjisë nevojiten të edukohen dhe të kualifikohen mjaftueshëm për një tranzicion të suksesshëm të energjisë. Këto ngjarje janë pjesë e projektit “Zhvillimi i planit mësimor për energji të ripërtritshme dhe energji efiçiente” i cili synon të prezantojë librat e rinjë të studimeve në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup dhe në Prishtinë, dhe të stimulojë të rinjtë të studiojnë dhe të punojnë për energji të ripërtritshme dhe energji efiçiente.

EU Sustainable and Energy Week- Kosovo

Partneri kontaktues

Johannes D. Rey

Johannes D. Rey
Telefon +389 2 3217 075
Gjuhët: Deutsch,‎ English