Biografia e Konrad Adenauer

Poashtu mund ta gjeni ne gjuhën Gjermane

I disponueshëm edhe në Deutsch

Konrad Adenauer (5 Janar, 1876 – 19 Prill, 1967) është lindur me 5 Janar 1876, ne Kolon të Gjermanisë. Babai i tij ishte nje nënpunes klerik, ndërsa nëna e tij, Helene Scharfenberg, gjithashtu ishte e rritur në një familje nënpunësish civil. Së bashku me tre vëllezërit e motrat, dy vëllezër më të moshuar dhe një motër më të re, Konrad Adenauer u rrit në rrethana modeste. Në shkollën e tij gramatikore, Apostelgymnasium, ai ishte menduar si një nder nxenesit me te mire me mesatare 'jospektakulare’. Pas diplomimit të tij në 1894, ai filloi punën si një praktikant banke, por ai kishte braktisur profesionin e tij, kur atij iu dha një bursë nga qyteti i Kolonit që ia mundësoi atij të fillojë studimet në Fakultetin Juridik te Universitetit te Freiburgut. Duke kaluar dy semestra në Mynih, ku ai ndoqi gjithashtu edhe mësimet në ekonomi kombëtare, ai shkoi në Bon, ku kaloi provimin e tij të parë shtetëror me sukses të mirë në vitin 1897. Ekzaminimin e dytë shtetëror ai e kaloi me notat e duhura në Berlin në vitin 1901. Pasi qe kaloi kohen e tij si nje zyrtare junior në zyrën e prokurorit public, pjesë e Gjykatës Rajonale të Kolonit, ai iu bashkua në vitin 1902 një firmë ligjore në Kolon kryesuar nga keshilltari Hermann Kausen i cili ishte kryetar i grupit të partisë qendrore ne këshillin e qytetit.

Ishte një përfundim i pashmangshëm që Adenauer, një katolik nga Rheinland, ishte paracaktuar nga të dyja, origjina dhe edukimi i tij, për të ju bashkuar partisë qendrore, parti e katolicizmit politik.

Karriera e tij politike filloj pasi qe ishte martuar ne vitin 1904 me Emma Weyer, vajza njezet e kater vjecare e familjes se respektuar dhe me perspektiva nga Koloni gjithashtu. Nga virtyti i kesaj martese, ai kishte rënë në kontakt me tendenciozet shoqeror dhe politike ne mesin e BURGHERS te Rhineland-it. Me 1906, ai kandidoi me sukses per karrieren ne postin e kryetarit te qytetit të Kolonit. Tre vite me vone, ai ishte zgjedhur president i keshillit, gje e cila e beri menjehere ate nje deputet te Max Wallraff-it, Krye Majorit , i cili ishte dhe xhaxhai i gruas se Adenauer-it.

Ka qene pjeserisht koha gjate luftes se I boterore, ku imagjinata dhe shkathtesia e Konrad Adenauer-it e bene ate te jete ne gjendje te organizoje furnizimin me ushqim te qytetit te Kolonit. Suksesi i tij profesional, sidoqofte, ka qene i hijezuar nga ngjarje te pafata ne jeten e tij personale. Ne vitin 1916, ai humbi gruan e tij, e cila i lindi atij tre femije. Personalisht Adenauer ka qene i perfshire ne disa aksidente me veture ne te cilat ka vuajtur lendime te fytyres qe e kane mbajtur ate peng per muaj ne spital, dhe me vone ne nje vendpushim shendetesor. Kur u nis për në Berlin Wallraff, në vitin 1917 të bëhet nën-sekretari i shtetit për çështje të brendshme, ai u largua nga zyra e Zotrit Majorit te Kolonit, dhe Adenauer u emërua pasardhësi i tij me votim unanim të të gjithë anëtarëve të këshillit të bashkësisë. Kjo zgjedhje e bëri atë kryetarin më te ri në Prusi.

Ne kohen e Republikes Weimare, Adenauer ishte nje nga personazhet politike me me ndikim ne Gjermani. Ai e bëri emrin e tij duke zhvilluar progresivisht Kolonin në një “Metropol të perëndimit”. Gjatë mandatit të funksionit të tij, u themelua Universiteti i Kolonit në vitin 1919, ish fortifikimet e qytetit u shëndruan në një rrip jeshil, ku ekspozita tradicionale industriale u rigjallëruan, objektet portuale në lumin Rhein u zgjeruan, një tjetër urë përgjatë Reinit u ndërtua, dhe ndërmarrjet industriale, në mesin e tyre edhe Kompania Ford, ishin detyruar të vendosen në kuadër të komunës. Në "politika të mëdha", Adenauer u bë një nga figurat kyçe që dominonin në pyetjet kyçe të politikes së Rheinlandit. Për të parandaluar aneksimin e drejtpërdrejtë të zonës se pushtuar në bregun e majtë, ai mbrojti për një kohë krijimin e një shteti federal Reine ne mënyrë për të qetësuar francezet në nevojën e tyre për siguri. Ai bashkëpunoi me Lëvizjen e ashtuquajturit Rhinelande dhe ju dha atyre reputacionin e të qënit "separatiste", veçanërisht gjatë periudhës naziste.

Ndikimi i tij u përhap përtej kufijve rajonalë, kur ai u bë kryetar i këshillit të landit Prusian në vitin 1921, një detyrë të cilin ai e mbajti deri në vitin 1933. Ne mënyrë të përsëritur, ai u përmend në qarqet qeveritare, si një prej kandidatëve për postin e kancelarit në krizat periodike të Republikës së Vajmarit. Në lidhje me federalistet e tij themelor, të krishterë, dhe bindjet shoqërore, republikanizmi i tij e bëri atë një objekt te urrejtjes në mesin e kundërshtarëve të sistemit te Vajmarit. Kur nazistët erdhën në pushtet në vitin 1933, ai u zëvendësua menjëherë si kryetar (lord major) i Kolonit dhe u dëbua nga qyteti i lindjes së tij.

Adenauer jetoi gjatë viteve të luftës dhe tiranisë Kombëtare Socialiste së bashku me familjen e tij në shtëpinë e Zennigsweg në Rhöndorf të cilën ai e kishte ndërtuar pas pretendimeve financiare qe kishte ndaj komunës së Kolonit që ishin vendosur nga gjykata. Gjendja e tij u bë disi e rrezikshme kur deri në fund të luftës ai u mbajt i burgosur nga Gestapo për disa muaj si një armik i regjimit pasi qe atentati mbi Hitlerin kishte dështuar.

Ai u kthye në zyrën e kryetarit të Kolonit nga amerikanët të dalur fitimtar në Luftë ndaj Hitelrit. Ne moshën 69 vjeçe, Adenauer ishte në krye të listës së politikanëve të paprekur personalisht. Me forcën e pathyer ai u përball deri në detyrën e rigjallërimit te një qyteti që ishte shkatërruar në masë të madhe gjat luftës. Pas shumë pak muajsh, dhe pas një kthimi të kontrollit, ai u shkarkua nga detyra nga qeveria ushtarake britanike, qe ishte atëherë në krye, pasi ai kishte kritikuar politikën e tyre profesionale. Per here te dyte ne jeten e tij, Adenauer personalisht u gjend i detyruar të dal në pension dhe të largohet nga Koloni. Ndalimi i veprimtarisë politike, e cila kishte qenë e vendosur në të njëjtën kohë, ishte hequr kur Adenauer, i cili atëherë ishte 70 vjec, fokusoi të gjitha energjitë e tij në aktivitetet e tij në kuadër të CDU’së, të cilën ai e kishte bashkuar menjëherë pas themelimit të saj. Një numër i koncepteve politike dhe ideve programatike që ai kishte zhvilluar pas luftës së parë botërore iu dorëzuan testit te përvojave te tij gjatë sundimit të nazistëve dhe kishin hedhur themelet për një karrierë “rrufe” në partinë e tij. Si fillim me 5 shkurt 1946, Adenauer u zgjodh kryetar i CDU’së në Rhineland dhe një muaj më vonë kryetar i CDU’së ne zonën Britanike. Nga tetori, ai kishte shtuar edhe zyrën e kryetarit të grupit të partisë CDU në parlamentin Rhein-Westphalien të Veriut në listën e tij të zyrave. Rritja e tij si Kancelari karizmatik i cili ishte në detyrë kur Republika Federale e Gjermanisë u themelua dhe respekti që ai gëzonte si një shtetar i botës perëndimore janë të lidhura ngushtë me origjinën e konfliktit mes lindjes dhe perëndimit dhe fillimet e luftës së ftohtë.

Ai ndermori hapin e tij me te rendesishem ne rrugen e tij per tu ndritur ne majet e sistemit te Gjermanise lindore te sapolindur kur ishte zjgedhur president i këshillit parlamentar, i krijuar ne udhezimet e tre fuqive aleate lindore ne vitin 1948 per te formuar bazat ligjore te Republikes Federale Gjermane. Ishte ne ate pozitë nga e cila u bë “Zëdhenës i njesise federale te lulezuar (Heuss)” ne kontaktet e tij me kryetarët e landeve dhe qeveritarët ushtarak, të cilet e çuan në rritje famën në mesin e publikut të gjerë. Në moshën 73 vjeçe, ai u zgjodh Kancelari Federal nga grupi i partive ne koalicion CDU/CSU, parti në dietën e parë Federale Gjermane më 15 shtator 1949, një pozitë të cilën atij ju ishte destinuar ta mbajë për 14 vjet.

Me qeveritë qe ai udhëhoqi përgatiti terrenin për ndërtimin e suksesshëm të një demokracie të re. Disa vendime epokale do të mbeten përgjithmonë te lidhura me "epokën Adenauer”. Në politikën e jashtme, këto përfshijnë arritjen e sovranitetit kombëtar, krijimin e lidhjeve të ngushta me perëndimin e lirë, pajtimin me Francën dhe unifikimin e Evropës, në politikën e brendshme, ato përfshijnë integrimin e refugjatëve dhe personave të zhvendosur, si dhe ndërtimin e ekonomisë sociale të tregut, një rend amalgamating ekonomik, nxitjen e konkurrencës së lirë me përgjegjësinë e qeverisë sociale. “Mrekullia ekonomike" e Gjermanisë nuk mund të kishte sukses pa vendosjen e paqes se sigurisë sociale në vend për të cilë Adenauer i kishe vënë themelet.

Legjislacioni i vendosjes se bashkëpunimit në industrinë e qymyrit dhe çelikut, sistemi i formimit të pronës se punetoreve, barazimi i ngarkesave, krijimi i banesave te subvencionuara, shtesat për fëmijë, planin e gjelbërt bujqësor dhe dinamizimi i pensioneve u bëne themelet e rrjetit te mirenjohur social të Republikës Federale të Gjermanisë. Për herë të parë, politika sociale në Gjermani fitoi konotacion të përhershëm dhe koherencë strukturore.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1957, CDU/CSU kryesuar nga Adenauer fitoi një shumicë absolute prej 50.2% të votive, një arritje që është ndoshta unike. Periudha e tretë kur pozita prej kancelarit per Adenauer përfundoi, gjithsesi, pasiguria ishte bërë mbizotëruese.

Fotografia e përgjithshme e politikës globale ka ndryshuar pasi Shtetet e Bashkuara kishin ndryshuar përparësitë e saj dhe kjo, nga njëra anë, shkaktoi me shume presion nga Sovjetikët për të mbajtur në Berlin (ultimatum i Berlinit; Teoria Tri-Shetrore). Politika e brendshme, nga ana tjetër, iu nënshtrua luftës për suksesin e "njeriut te vjetër". Një fete historike në atë kohë ishte krijimi i lidhjeve të ngushta politike midis Gjermanisë dhe Francës në fuqinë e miqësisë midis Adenauer dhe De Gaulle, të cilin e kishte takuar për herë të parë në vitin 1958.

Ne anen tjeter, marredheniet politike mes dy njesive Gjermane arriten të fillojnë të normalizohen me kohë.

Ndërtimi i murit të Berlinit më 13 Gusht 1961, vetëm pak javë para zgjedhjeve të katërta të përgjithshme, dukej të jetë forcimi i ndarjes se Gjermanisë. Duke qenë i zgjedhur si Kancelar sërish nga një koalicion i CDU/CSU dhe FDP në vitin 1961, Adenauer dha dorëheqjen në gjysmë-rrugë të periudhës legjislative në përputhje me një marrëveshje të mëparshme.

Tërheqja e Konrad Adenauer e zbehu brezin e luftes dhe u zëvendësua nga fëmijët e periudhës së rindërtimit. Në vitin 1966, ai dha dorëheqjen e tij edhe si kryetar federal i CDU’së. Për herë të fundit, ai arriti një sukses politik në vitin 1963, kur u nënshkrua traktati franko-gjerman, një traktat i cili jo vetëm u përqendrua në bashkëpunimin midis dy shteteve fqinje, por vuri në rrugë edhe bazat për Evropën e re, një prej qëllimeve thelbësore të politikës së Adenauer.

Kur ai vdiq në moshën 91vjeçe me 19 Prill 1967, ai mori nderimet nga e gjithë bota si një burrë shteti i cili i dha lirinë, prosperitetin dhe sigurinë sociale qytetarëve të Republikës Federale Gjermane. Konrad Adenauer është i varrosur në Rhöndorf. Një fondacion ka drejtuar shëndrrimin e shtëpisë së tij në një muze dhe institucion kërkimor. Kujtimet e tij, vëllimi i parë i cili u shfaq në vitin 1965, dhe një version i redaktuar i korrespondencës së tij përfaqësojnë materiale historike dhe burime të rendit të parë.