“KOOPERATIVAT PËR NJË VEND NË ZHVILLIM SI KOSOVA?”

SEMINAR

I disponueshëm edhe në Deutsch, English

Kosova ka tokë të mjaftueshme pjellore, dhe ende produktet e konsumit janë duke u importuar në masë të madhe çdo ditë. Një fokus më të madh i bujqësi do të ishte një mundësi shumë e mirë për një rritje ekonomike. Ideja e kooperativave është një mundësi shumë e mirë për tregun e produkteve nga bujqësia dhe për të rritur udhëzime për kultivimin e produkteve të ndryshme. Prandaj, Fondacioni Konrad Adenauer organizoi një seminar me titull "Kooperativat për një vend në zhvillim si Kosova", e cila u mbajt në Pejë nga 05.- 09.09.2016.

Seminari kishte për synim fermerët dhe përfaqësuesit e kooperativave që kanë interes në zhvillimin e kooperativave. Pjesëmarrësve iu tregua se si duhet menaxhuar dhe organizuar një kooperativë, mundësitë për donacione si dhe bashkëpunimi u diskutuan poashtu. Me këtë qëllim, Fondacioni Konrad Adenauer, zyra në Prishtinë ka ftuar z. Elmar Braunstein and z. Dietrich Herold, të cilët si ekspertë të fushës mbajtën temat e tyre në këtë seminar. Për më tepër, ata kishim mundësi për hulumtimin e gjendjes aktuale të kooperativave në Kosovë. Ata gjithashtu kishin takime me ekspertë lokal si dhe politikanë si z. Kurtan Kajtazi, zv. Ministër i Bujqësisë, znj. Lirije Kajtazi deputete e Kuvendit të Kosovës dhe z. Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës.

Seria

kontribute per aktivitetet

Publikuar më

Berlin, 10 shtator 2016