Asset-Herausgeber

Diskussion

“Përgjegjësitë bashkiake dhe pjesëmarrja qytetare – dëshira, qëllime dhe sfida”

Prezantimi i gjetjeve të vrojtimit statistikor mbi opinionin e qytetarëve të Shkodrës mbi ecurinë e funksionimit të administratës së Bashkisë Shkodër gjatë muajve të parë të qeverisjes së saj.

Asset-Herausgeber

Details

Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) së bashku me Fondacionin Friedrich Ebert (FES) kanë ndërmarrë një iniciativë për të testuar perceptimet e banorëve të dy qyteteve të mëdha në vend, përkatësisht Shkodër dhe Vlorë, mbi ecurinë e funksionimit të administratës së bashkive respektive gjatë muajve të parë të qeverisjes së tyre për këtë mandat.

Për të ndarë me anëtarët e Këshillit Bashkiak, të rinjtë, mediat dhe qytetarët e Shkodrës gjetjet që vijnë si rezultat i intervistave telefonike të kryera gjatë muajve të kaluar për rajonin e Shkodrës zhvillohet më 20 maj 2016, ora 10.00, në mjediset e sallës së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Shkodër, aktiviteti me titull: “Përgjegjësitë bashkiake dhe pjesëmarrja qytetare – dëshira, qëllime dhe sfida”

Për këtë sondazh u hartua një pyetësor me 12 pyetje, i cili u administrua me telefonata fikse dhe celulare. Gjithsej u anketuan nga data 26 mars 2016 deri 5 prill 2016, 1400 banorë nga qyteti i Shkodrës.

Asset-Herausgeber

Zum Kalender hinzufügen

Veranstaltungsort

Bashkia Shkodër

Kontakt

Walter Glos

Walter Glos

Leiter des Auslandsbüros Türkei

walter.glos@kas.de +90 312 440 40 80 +90 312 440 32 48

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Bereitgestellt von

Auslandsbüro Albanien