Asset-Herausgeber

Expertengespräch

Forcimi i pushtetit vendor dhe sektori i industrisë nxjerrëse

Fondacioni Konrad Adenauer zhvilloi me dt. 11 nentor në Bulqizë dhe me dt. 12 nentor në Kukës, dy takime rajonale me teme “ Forcimi i pushtetit vendor dhe sektori i industrisë nxjerrëse”.

Asset-Herausgeber

Details

Dy ditë me radhë në qytetin e Bulqizës dhe atë të Kukësit në datat 11 dhe 12 Nentor 2014, Fondacioni Konrad Adenauer zhvilloi takime me pushtetin lokal, shoqërinë civile dhe aktore të tjerë të angazhuar në procesin e decentralizimit financiar me fokus në Nismen për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.

Shqipëria është anëtare e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) që nga viti 2013 dhe si angazhim në këtë proces ajo bën publike të ardhurat që vijnë nga kjo industri. Në këtë angazhim është dhe përfitimi financiar i zonave ku vepron industria nxjerrëse dhe pikërisht ky ka qenë dhe objektivi i këtyre takimeve.

Në takimin e Bulqizës, ku ishte pjesmarrës dhe kryetari i bashkisë së këtij qyteti, u ballafaqua raporti i publikuar së fundmi për vitin financiar 2012 dhe u debatua lidhur me mundësitë që i krijohen pushtetit lokal edhe në kuadër të reformës territoriale.

Edhe në Kukës, ku pjesmarrës ishin punonjës të bashkisëë dhe kryetar komunash ku vepron industria nxjerrëse, theksi u vendos tek përfitimi nga renta minerale. Bazuar në atë çfarë ligji shqiptar parashikon, 25 përqind e rentes minerale duhet t`i shkoj pushtetit lokal në formë granti, gjë që është zbatuar shumë pak deri tani.

Asset-Herausgeber

Zum Kalender hinzufügen

Veranstaltungsort

Bulqiz e Kukës

Kontakt

Dr. Thomas Schrapel

Dr

Direktor des Regionalprogramms Politischer Dialog Südkaukasus

thomas.schrapel@kas.de +995 32 2 459112
+995 32 2 459113

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Bereitgestellt von

Auslandsbüro Albanien