Asset-Herausgeber

Seminar

MEDIA NË DEMOKRATIZIM

Trajnim në menaxhimin e mediave

Qendra Shqiptaro-Gjermane për Trajnimin e Gazetarëve ju fton të merrni pjese ne seminaret specializuese me temë «MEDIA NË DEMOKRATIZIM». Ajo financohet dhe mbështetet nga zyra e fondacionit gjerman Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë.

Asset-Herausgeber

Details

Qendra Shqiptaro-Gjermane për Trajnimin e Gazetarëve organizon seminaret specializuese me temë «MEDIA NË DEMOKRATIZIM».Kjo Qendër është ngritur brenda Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit (DGK), Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. Ajo financohet dhe mbështetet nga zyra e fondacionit gjerman Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë.

OBJEKTIVI

Qëllimi i projektit është trajnimi veçanërisht i gazetarëve të rinj. Në kuadrin e këtij projekti shqiptaro-gjerman, gazetarët shqiptarë të gjeneratës së re do kenë mundësinë të njihen me standartet ndërkombëtare të demokracisë së mediave dhe të specializohen më tej. Në një aspekt më të gjerë, ky projekt është një komponent i rëndësishëm për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.

MODULET

Në 10 takime gjithsej (5 module studimore, secila me dy seanca), pjesëmarrësit studentë të Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, por edhe gazetarë të rinj që ndodhen aktualisht në marrëdhënie pune do të kenë mundësi të ndjekin referimet e profesorëve vendas dhe ekspertëve të huaj të medias, si dhe të dialogojnë me ta përmes leksioneve të integruara.

KOHEZGJATJA E MODULEVE: Dhjetor 2013 – Korrik 2014

PJESEMARRJES

Qendra Shqiptaro-Gjermane për Trajnimin e Gazetarëve u drejtohet të gjithë gazetarëve të rinj që janë në marrëdhënie pune në tregun e medias. Numri maksimal i të gjithë pjesëmarrësve ështe jetë i kufizuar. Seminaret që ofrohen janë ndërdisiplinare. Ato i japin mundësi pjesëmarrësve të shkëmbejnë mendimet dhe përvojat e tyre me studiues dhe gazetarë të njohur nga vendi dhe bota.

Për informacionet më të fundit klikoni në linkun më poshtë:

Website i Qendrës Shqiptaro-Gjermane

PËR MË SHUMË INFORMACION JU LUTEM KONTAKTONI:

QENDRA SHQIPTARO-GJERMANE PER TRAJNIMIN E GAZETAREVE - Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti Histori-Filologji (UT), Rruga e Elbasanit, Kati III, Zyra 303, Tiranë.

Jonila Godole (Drejtore ekzekutive e projektit)

Cel : +355 692083780 / e-Mail : jonila_godole@yahoo.de

Lejla Luku (Asistente e projektit) e-Mail : lelaluku2@yahoo.com

FONDACIONI KONRAD ADENAUER (KAS), Blv. “Dëshmorët e Kombit”, Twin Tower 1, 11. Stock, Büro A3, Tiranë

Klaudja Zerva (Përfaqësuese e Fondacionit Konrad Adenauer/KAS, zyra e Tiranës)

Cel: +355 69 60 655 81 / e-Mail : Klaudja.Zerva@kas.de

Asset-Herausgeber

Zum Kalender hinzufügen

Veranstaltungsort

Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës

Kontakt

Dr. Thomas Schrapel

Dr

Direktor des Regionalprogramms Politischer Dialog Südkaukasus

thomas.schrapel@kas.de +995 32 2 459112
+995 32 2 459113

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Bereitgestellt von

Auslandsbüro Albanien