Asset-Herausgeber

Expertengespräch

Shqipëria drejt "Europa 2020"

Seri dokumantash poliitke

Fondacioni Konrad Adenauer në bashkepunim me Qendra për Kërkim dhe Zhvillim pranë IDM prezantojnë serinë e dokumenteve politike “Shqipëria drejt "Europa 2020"! Le të flasim për këtë çështje”.

Asset-Herausgeber

Details

Në qershor 2010, Bashkimi Evropian prezantoi Strategjinë e re për punë dhe rritje të zgjuar, të qëndrueshme dhe gjithë-përfshirëse - "Europa 2020". Përgatitjet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në të ardhmen, sugjerojnë se qëllimet e politikave të brendshme dhe metodat e zbatimit të Evropa 2020 janë me vend për vendet e zgjerimit, ndaj Komisioni i BE i bën thirrje këtyre vendeve të adaptojnë Evropa 2020 për të udhëhequr zhvillimin e tyre socio-ekonomik.

Shqipëria po ecën ngadalë por me siguri në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Marrja e statusit kandidat, solli më pranë vemendjes të politikë-bërësve rëndësinë dhe sfidën e ndërmarrjes së reformave për një zhvillim të qëndrueshëm. Nxitja e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm, rritja e punësimit, përfshirja sociale, mbrojtja e mjedisit etj, janë disa nga çështjet “e nxehta” në diskursin politik kombëtar. Në kontekstin e ndërvarësisë globale dhe në një marrëdhënie të ngushtë me Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të mendojë dhe veprojë strategjikisht për të kontekstualizuar veprimet e saj.

Ndërkohë që reformat kryesore dhe strategjitë sektoriale në kuadër të Shqipëria 2014-2020, janë duke u finalizuar, politika konkrete në fusha specifike (psh: punësimi, përfshirja sociale, mjedisi, arsimi, inovacioni etj), duhet të hartohen dhe adaptohen. Në këtë linjë, objektivat e Strategjisë Evropa 2020, qëndrojnë si një kornizë referencë për të orientuar politikat konkrete që do sjellin një rritje të qëndrueshme dhe të zgjuar edhe në Shqipëri.

Fondacioni Konrad Adenauer ne bashkepunim me Qendra për Kërkim dhe Zhvillim pranë IDM, e cila synon të gjenerojë ekspertizën e nevojshme për të nxitur zhvillimin nëpërmjet kërkimit, politikë-bërjes bazuar në evidencë dhe advokim, prezantojnë serinë e dokumenteve politike “Shqipëria drejt "Europa 2020"! Le të flasim për këtë çështje”. Ky botim është produkt i një procesi të gjerë konsultimesh, duke paraqitur rekomandime konkrete për rritjen e koherencës së politikave shqiptare në linjë me objektivat e BE 2020, në 3 fusha kryesore: Punësimi/Arsimi dhe Formimi Profesional, Arsimi i Lartë dhe Kërkimi Shkencor dhe Inovacioni.

Qëllimi i kësaj tryeze është të inkurajojë diskursin publik si dhe të prezantojë politikë-bërësit me një set rekomandimesh për hartimin e politikave për një rritje të qëndrueshme dhe të mirë-orientuar kah Bashkimit Evropian.

Asset-Herausgeber

Zum Kalender hinzufügen

Veranstaltungsort

Hotel Rogner
Bulevardi Dëshmorët e Kombit,
1234 Tiranë
Albanien

Anfahrt

Kontakt

Dr. Thomas Schrapel

Dr

Direktor des Regionalprogramms Politischer Dialog Südkaukasus

thomas.schrapel@kas.de +995 32 2 459112
+995 32 2 459113
Cover ne JPG i publikimit KAS Tirana

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Bereitgestellt von

Auslandsbüro Albanien