Asset-Herausgeber

Workshop

Të njohim më mirë Bashkimin Europian

Projekti “Unë dhe Europa”

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra Europiane zhvilluan në kuadër të programit “Të njohim më mirë Bashkimin Europian – rruga e integrimit të Shqipërisë në BE”, projektin “Unë dhe Europa”.

Asset-Herausgeber

Details

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra Europiane zhvilluan në kuadër të programit “Të njohim më mirë Bashkimin Europian – rruga e integrimit të Shqipërisë në BE”, projektin “Unë dhe Europa”. Qëllimi i projektit ishte prezantimi i guidës “Unë dhe Europa” tek nxënësit e arsimit parauniversitar në Shqipëri.

Gjate periudhes Shkurt 2014 – Maj 2014 broshura “Unë dhe Europa” u prezantua tek nxënësit e disa gjimnazeve në 9 qytete të vendit (Librazhd, Pogradec, Kukës, Peshkopi, Kucove etj.), duke bërë të mundur prezantimin e Bashkimit Evropian si struktura më e madhe sui generis që ekziston në Europë. Për t`a bërë këtë projekt sa me interaktiv prezantimi u krye ne formën e workshop-eve, ku maturantët paten mundesine te rrisnin vetedijen e tyre per rendesine e proceseve eurointegruese dhe reformave qe Shqiperia po ndermerr ne rrugen e saj drejt integrimit euroatlantik.

Në datën 9 Maj në kuadër të Ditës së Europës projekti u prezantua në gjimnazin "Sami Frashëri" në qytetin e Përmetit. Në këtë gjimnaz u organizua edhe një konkurs pikture me tematikë "Shtëpia ime europiane" ku nxënësit e klasave të 12-ta të ndarë në grupe shprehën idetë e tyre mbi atë që ata imagjinojnë si shtëpinë e tyre europiane. Secili grup prezantoi idenë përmes një përfaqësuesi.

Zhvillimi i workshop-eve si dhe shkëmbimi i një eksperience të tillë, midis nxënësve dhe grupit trajnues ishte i dobishëm në kuadër të procesit të nxitjes së frymës europiane tek nxënësit e arsimit parauniversitar në vend, duke kontribuar disi në brendësimin e vlerave europiane tek ta, të cilat do t`i kultivojnë më tej në rrugën e tyre të europianizimit.

Asset-Herausgeber

Zum Kalender hinzufügen

Veranstaltungsort

Shqiperi

Kontakt

Dr. Thomas Schrapel

Dr

Direktor des Regionalprogramms Politischer Dialog Südkaukasus

thomas.schrapel@kas.de +995 32 2 459112
+995 32 2 459113
Ne gjimnazin Sami Frasheri Konrad Adenauer Stiftung, Tirana

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Bereitgestellt von

Auslandsbüro Albanien