Asset-Herausgeber

Veranstaltungsberichte

„25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri“

Në nderim të seancës së parë parlamentare pluraliste Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Integrim organizoi më datë 22 prill 2016, ora 10.00 në Hotel Sheraton konferencën: „25 vjet demokraci parlamentare në Shqipëri“. Në konferencë na nderoi me pjesëmarrjen e tij edhe Presidenti i Bundestagut gjerman Prof. Dr. Norbert Lammert.

Asset-Herausgeber

Bitte klicken Sie hier, um die Inhalte anzuzeigen.
Oder passen Sie Ihre Cookie-Einstellungen unter Datenschutz an.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin personalitete të jetës politike, si ish kryetarë të parlamentit që nga viti 90, deputetë, kryetarë komisionesh parlamentarë, protagonistë të jetës parlamentare në këtë cerek shekulli, si edhe akademikë, analistë, gazetarë, të cilët kanë ndjekur zhvillimet politike dhe jetën parlamentare në vend. I ftuar nderi në këtë aktivitet ishte Presidenti i Bundestagut gjerman dhe njëkohësisht dhe zv. Kryetari i Fondacionit Konrad Adenauer, Prof. Dr. Norbert Lammert. Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Shqipëri Prof. Dr. Lammert mbajti një fjalë në parlamentin shqiptar dhe zhvilloi bisedime me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, Kryeministrin z. Edi Rama dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z Bujar Nishani.

Më pas, Presidenti i Bundestagut gjerman mori pjesë në panelin e diskutimit "Parlamenti – institucioni më i rëndësishëm në demokracinë e re të Shqipërisë" ku të pranishëm ishin edhe ish Kryetarja e Kuvendit znj. Jozefina Topalli (2005 - 2013), Kryetari aktual i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta si edhe ish Kryeministri dhe ish Ministri i Mbrojtjes z. Pandeli Majko. Diskutimi, i cili u moderua nga Prof. Dr. Afrim Krasniqi, ishte shumë interesant, ku ndër të tjera Prof.Dr. Lammert u përqëndrua te sjelljet problematike gjatë debateteve në Kuvendin e Shqipërisë. Ai theksoi se bojkoti i përhershëm i parlamentit nuk mund të jetë një mjet i pershtatshem i konfrontimit politik të deputetëve në Kuvend. Me interes të veçantë ishin komentet dhe shembujt e tij, se si zgjidhen konfliktet në parlamentin gjerman dhe se si arrihet, qe pavarësisht mendimeve të ndryshme, te propozohen në mënyrë "paqësore" zgjidhje të përbashkëta.

Në panelin e dytë, i cili u moderua nga ish kryeministri Ylli Bufi, ishin të pranishëm deputetë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike si edhe Kryetari i parë i Kuvendit të Shqipërisë, z Kastriot Islami. Tema e këtij paneli ishte roli i Parlamentit, sfidat dhe përgjegjësitë e tij. Në këtë debat, panelistët diskutuan rreth përvojës së tyre shumëvjecare në punën e Kuvendit të Shqipërisë dhe shfrytëzuan rastin për të vënë në dukje gabimet e përbashketa në punën parlamentare.

Paneli i tretë me temë "Diskursi politik në parlament" nën moderimin e Prof. As. Dr. Mark Marku zgjoi një interes të vecantë te audienca, per vetë faktin se në të ishin të pranishem emra të njohur studiuesish dhe akademikesh, si Prof. Dr. Artan Fuga, Agron Gjekmarkaj etj. Panelistët shtruan teza interesante rreth ndikimit të gjuhës së politikës në përcimin e mesazhit politik te publiku, e cila kohët e fundit ka pasur një ashpërsim të saj.

Shumë mirë u prit edhe filmi dokumentar "Shqipëria, 25 vjet demokraci parlamentare", i cili paraqiti në menyrë kronologjike historinë 25-vjeçare të parlamentit pluralist në Shqipëri.

Konferenca u transmetua live nga media të ndryshme televizive.

Asset-Herausgeber

comment-portlet

Asset-Herausgeber