Asset-Herausgeber

Veranstaltungsberichte

Dialogu politik përtej kufijve partiak – qëllimet e përbashkëta kanë nevojë për zgjidhje të përbashkëta

Diskutim publik me pesë anëtarë të Bundestagut Gjerman.

Asset-Herausgeber

Të enjten, më 7 prill, prej orës 11:15 në ambientet e Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë u zhvillua një diskutim publik me pesë anëtarë të Bundestagut Gjerman.

Në diskutim me Peter Weiß, anëtar i Bundestagut gjerman, Kryetar i grupit parlamentar Gjerman për Evropen Juglindore (CDU/CSU), Josip Juratovic, anëtar, zv. Kryetar (SPD), Andreas Lämmel, anëtar, Peter Beyer, anëtar dhe Dirk Vöpel, anëtar i Bundestagut gjerman të grupit parlamentar gjerman për Evropën Juglindore (SPD) ishin të pranishëm rreth 80të ftuar nga politika, media dhe shoqëria civile në Shqipëri.

Pas fjalës përshëndetëse të SH.T. Hellmut Hoffmann, Ambasador i RFGJ në Tiranë, tema e bisedimeve ishte: „Dialogu politik përtej kufijve partiak – qëllimet e përbashkëta kanë nevojë për zgjidhje të përbashkëta“.

Në këtë aktivitet ftuan Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) dhe Fondacioni Friedrich-Ebert (FES), të cilët u kujdesën që pjesmarrës të ishin politikanë e të zgjedhur nga forca të ndryshme, si një stimulim për atë që është pikë e dobët e realitetit shqiptar: mungesa e dialogut dhe kompromisit. Ndër të tjera parlamentarët gjermanë iu treguan të pranishmëve mbi përvojat e tyre në institucionalizimin e dialogut dhe afrimin e qëndrimeve të ndryshme.

Në këtë kuadër u organizua edhe një takim midis deputetëve Gjermanë të CDU, përfaqësuesit te KAS Tirana, Walter Glos dhe Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Gjatë takimit, Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që CDU dhe KAS po i jep Partisë Demokratike në hartimin e programit elektoral dhe betejën e saj për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve demokratike dhe shtetin ligjor.

Asset-Herausgeber

comment-portlet

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber