analiza dhe argumente

Analizë mbi efiçencën e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë

Një bashkëpunim mes KAS dhe Qendrës ALTRI

Kjo analizë ka për qëllim të evidentojë fenomenet dhe problematikat që kanë shoqëruar Reformën në Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri dhe konkretisht, pasojat që ka shkaktuar procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në largimin e shumë prej tyre nga sistemi. Si pasojë e vakancave është krijuar një situatë problematike për sa i përket vonesave në zgjidhjen e konflikteve gjyqësore apo bllokimit të veprimtarisë së organeve të drejtësisë. Gjithashtu, kjo analizë ka për qëllim të analizojë situatën e mësipërme, hartën aktuale të sistemit gjyqësor për ngarkesën e punës në të gjithë vendin, parashikimet e mundshme të rrjedhës normale të punës, raportet e ngarkesës me çështje në varësi me numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të nevojshëm për të normalizuar këtë situatë si dhe nevojat në burime njerëzore të institucioneve të drejtësisë. Nëpërmjet analizës synohet që gjetjet dhe rekomandimet e saj, t’i shërbejnë organizimit dhe funksionimit normal të sistemit të drejtësisë, për të vepruar pa vonesa dhe risqe bllokuese në dhënien e drejtësisë. Dokumenti synon ndër të tjera të kontribuojë në hartimin e strategjive adekuate, në mënyrë që të trajtohen dhe parandalohen, përmes parashikimit të masave të përshtatshme e të mirë studiuara, skenarët negativë që mund t’u paraqiten organeve të drejtësisë në të gjithë vendin, për sa i takon mbingarkesës së çështjeve gjyqësore të mbartura. Analiza u hartua duke ndjekur një metodologji të qartë të mbledhjes së të dhënave, duke u mbështetur kryesisht në të dhënat zyrtare të publikuara nga institucionet shtetërore dhe të drejtësisë, në të dhënat e studimeve të publikuara dhe të dhënat e vjela për qëllime të kësaj analize. Përveç dokumenteve të sipërpërmendur, për zhvillimin e një analize të plotë u morën në konsideratë gjithashtu, ndryshimet më të fundit të miratuara në paketën ligjore të Reformës në Drejtësi si dhe projekt-dokumenti për Hartën e re Gjyqësore.

kontakt

Zheni Korçari

Zheni Korcari

Koordinatore Projekti

Zheni.Korcari@kas.de +355 4 555 03 79

për këtë seri

&nbsp

Dr. Kristin Wesemann

Dr

Leiterin Strategie und Planung

kristin.wesemann@kas.de +49 30 26996-3803

Marianne Graumann

Referentin Strategie und Planung (derzeit abwesend, Vertretung: Sophie Steybe)

marianne.graumann@kas.de +49 30 26996 3726 +49 30 26996 53726