Asset Publisher

Titujt

Bashkimi Evropian

Një përmbledhje e shkurtër

Ky libër përmbledhë temat kryesore që lidhen me të kuptuarit e Bashkimit Evropian duke u fokusuar në: historinë e zhvillimit të Bashkimit Evropian, institucionet kryesore vendim-marrëse, mënyrën e funksionimit, zgjerimin dhe raportet me Ballkanin e Kosovën. Libri ju kushtohet nxënësve të arsimit të mesëm dhe trajton tema që shumë sipërfaqësisht janë të përfshira në kurrikulën shkollore.

Asset Publisher

Ky libër përmbledhë temat kryesore që lidhen me të kuptuarit e Bashkimit Evropian duke u fokusuar në: historinë e zhvillimit të Bashkimit Evropian, institucionet kryesore vendim-marrëse, mënyrën e funksionimit, zgjerimin dhe raportet me Ballkanin e Kosovën. Libri ju kushtohet nxënësve të arsimit të mesëm dhe trajton tema që shumë sipërfaqësisht janë të përfshira në kurrikulën shkollore. Ky libër fillimisht pasqyron historinë e formimit të Bashkimit Evropian, që nga idetë e para për formimin e BE-së, nënshkrimin e traktateve formuese, momentet historike që kanë thelluar integrimin, si dhe sfidat e ndryshme nëpër të cilat kanë kaluar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Krahas historikut të BE-së, në kapitujt vijues trajtohet arkitektura institucionale e Bashkimit Evropian në bazë të traktatit të Lisbonës, i cili është në fuqi. Institucionet më të rëndësishme vendimmarrëse do të trajtohen ndaras duke përshkruar mënyren e zgjedhjes, përbërjen, rolin, detyrat dhe përgjegjësitë e secilit institucion. Në këta kapituj përfshihen edhe mënyrat e vendimmarrjes si dhe ndërvarshmëria institucionale në rrugën e nxjerrjes së vendimeve brenda BE-së. Përfundimisht, ky libër trajton edhe politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke u fokusuar në raportin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, përkatësisht Kosovën. Duke marrë parasysh lexuesit të cilëve u drejtohet ky libër, unë kam thjeshtëzuar përshkrimin dhe reduktuar numrin e citimeve. Ky libër mbështetet në të dhënat zyrtare të institucioneve të BE-së dhe institucioneve të Kosovës dhe literaturën e bashkangjitur.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Dr. Kristin Wesemann

Dr

Leiterin Strategie und Planung

kristin.wesemann@kas.de +49 30 26996-3803

Sophie Steybe

Referentin Publikationen

sophie.steybe@kas.de +49 30 26996-3726

Asset Publisher