Asset Publisher

Titujt

Drejtuesit e KAS komentojnë politikën dhe mediat në Shqipëri

Klaudja Zerva

Intervistë për gazetën "Panorama"

Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, Walter Glos dhe drejtori i Programit për Median në Evropën Juglindore, Christian Spahr kanë komentuar në një intervistë të përbashkët me gazetën kryesore "Panorama" temat politike aktuale në vend. Këtu bëjnë pjesë situata politike përpara zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe bashkëpunimi i KAS me Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD) për hartimin e programit të politikave ekonomike dhe një strategjie komunikimi.

Asset Publisher

Walter Glos shpjegoi bashkëpunimin midis KAS-it dhe CDU-së me PD-në në kuadrin e familjes politike PPE. Eshtë e vetëkuptueshme që partitë brenda kësaj familje të këshillojnë dhe mbështesin njëra tjetrën. Glos përmendi rekomandimet kryesore të KAS-it në lidhje me programin elektoral të PD-së: një sistem ligjor funksional dhe i pranueshëm nga të gjithë, një sistem arsimor ku kanë akses të gjithë, një administratë pro-biznes dhe një mjedis i besueshëm për investime vendase dhe të huaja. Gjithashtu të rëndësishme janë një rend i konkurrencës në ekonominë e tregut dhe politika të përshtatura per situatën specifike të shoqërisë shqiptare.

"Në bazë të këtyre rekomandimeve, ne dëshirojme të hartojmë me PD-në një koncept të kuptueshem për shqiptarët. Për PD-në, kjo është veçanërisht e rëndësishme për të rifituar votuesit, të cilët kanë humbur besimin në politikën shqiptare. "Prandaj është e rëndësishme të kemi një koncept të qartë dhe të kuptueshëm”- thotë Glos më tej.

Sipas drejtorit të Programit për Median Christian Spahr, PD si një parti opozitare ka përpara sfida të veçanta, të përcjellë mesazhet e saj në mënyre bindëse. Si peisazhi politik ashtu edhe ai mediatik, janë shumë të polarizuar. Presioni politik mbi median është momentalisht në rritje. Nëse opozita nuk pasqyrohet nga mediat kryesore, atehere PD duhet të mendojë një strategji, e cila i përshtatet këtyre rrethanave të vështira. Për partitë opozitare është e rëndësishme të diskutojnë publikisht rreth ndikimit të qeverisë ndaj redaksive - në një dialog me shoqërinë civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Në të njëjtën kohë ekziston mundësia e krijimit te një stili të ri të komunikimit politik nga opozita. Ky stil duhet të prekë popullatën në Shqipëri, e cila është e orientuar drejt Europës dhe kërkon një modernizim të gjerë politik. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha vjen nga një gjeneratë e re politikanësh. Ai është pro një komunikimi me njerëzit, i cili nuk polarizon por bind me argumente.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

Asset Publisher

urdhërimin e informacionit

botues

Konrad-Adenauer-Stiftung e.V.