Titujt

Politikat Publike dhe Qeverisja

Në këtë libër shtjellohen dimensionet kryesore në studimin e qeverisjes dhe politikave publike, siç është trajektorja historike dhe zhvillimi i disiplinës, raportet me fushat dhe nën-fushat kryesore të studimit të saj si dhe shumë aspekte thelbësore lidhur me politikat dhe qeverisjen.

Ka autorë të cilët theksojnë se analizat e para të politikave datojnë prej periudhës para erës sonë, shënime që janë gjetur në gërmadhat e qytetit të lashtë Ur në Mesopotami, Irakun e sotshëm (Dunn, 2008). Trajtimi i ideve politike dhe mënyrave të qeverisjes vazhdon nga këndvështrime e dijetarë të ndryshëm edhe gjatë shekujve në vijim. Por, vetëm me formimin e shteteve moderne, me krijimin e shërbimeve administrative dhe institucioneve publike, u krijua nevoja për të kuptuar e analizuar funksionimin e politikave të caktuara dhe sqarimin e ndërlidhjes së shumë faktorëve në jetësimin e përmirësimin tyre. Krijimi i njohurive objektive, që i dallon faktet nga vlerat, është parakushti dhe qëllimi themelor në shkencë. 17Pikërisht këto objektiva kanë edhe studimi i politikave publike dhe analiza e qeverisjes, e që nënkupton gjetjen dhe ofrimin e alternativave më optimale të politikbërjes, me qëllim të marrjes së vendimeve të drejta dhe të duhura. Sikurse që janë përcaktimi, vendimi si dhe zbatimi më i përshtatshëm i politikave. Në këtë sens, studimi i politikës nënkupton kështu edhe studimin e përmbajtës së politikave, duke përfshirë përshkrimin dhe shpjegimin e shkaqeve dhe pasojave të veprimit të qeverisë, por edhe ndikimin që kanë aktorë dhe faktorë të tjerë. Fillimisht do të adresohen temat që japin një bazë të duhur për përkufizimin dhe kuptimin e nocioneve, zhvillimin por edhe raporteve të tyre me kategoritë tjera relevante. Më pas do trajtohen çështjet qendrore rreth objektit të studimit, pra rreth strukturave, proceseve dhe instrumenteve analitike të politikave. Në pjesën e fundit do të shtjellohet qeverisja dhe format e saj.