Titujt

Prezantim libri "Si manipulohen zgjedhjet"

Të hënën, më datë 9 mars 2020, u prezantua libri „Si manipulohen zgjedhjet“, të autorëve Nic Cheesman & Brian Klaas të botuar në shqip nga Fondacioni- Konrad- Adenauer dhe Politiko.

Libri botohet në Shqipëri në kohë dilemash të mëdha që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor: qeveria dhe opozita janë duke bërë hapa për miratimin e një reforme zgjedhore, vetëm pak muaj pasi vendi përjetoi mbajtjen e zgjedhjeve lokale me vetëm një palë në garë.

Ky është një libër që të bën të kuptosh ´shkencën` që gjendet pas armiqve të demokracisë dhe synimeve të tyre për të ndenjur në pushtet duke mos respektuar parimin e votës së lirë dhe as zgjedhjen e qytetarëve.