Titujt

Raport studimi

Qëndrime dhe perceptime të zgjedhësve shqiptarë mbi cilësinë e punimeve në kuvendin e Republikës së Shqipërisë

Ky studim u realizua në kuadër të zgjedhjes së Parlamentit të ri që do të kryhet në 25 Prill 2021, ku shqiptarët presin një ndryshim rrënjësor dhe përmirësim të imazhit të këtij institucioni. Perceptimet dhe qëndrimet e shprehura nga trupi elektoral i vëndit është pasqyra e vërtetë në të cilën reflektohet e gjithë performanca e punës së përfaqësuesve legjislativ të Kuvëndit.

​​​​​​

Qëllimi që udhëhoqi gjithë hulumtimin e kryer ishte testimi i opinionit publik mbi imazhin aktual të parlamentarëve në Shqipëri. Kjo punë kërkimore orientohej nga një qëllim racional,për të kuptuar se perceptimin që ka elektorati pas zgjedhjes së përfaqësuesve në arenën parlamentare dhe cilat janë pikërisht qëndrimet e qytetarëve shqiptarë ndaj deputetëve, duke mënjanuar partitokracinë, sepse nuk është pikërisht ky fokusi i kampionimit të një popullate për këtë çështje të marrë nën shqyrtim.
Gjetjet kërkimore nga ky sondazhim i elektoratit synojnë përmirësimin e imazhit publik të parlamentit në vazhdimësi, në mënyrë që parlamentarët të japin më shumë llogari përpara zgjedhësve të tyre dhe mbi të gjitha të jenë më etik dhe profesional në ruajtjen e interesave të zgjedhësve.

 

personi i kontaktit

Klaudja Zerva

Klaudja  Zerva bild

Koordinatore Projekti

Klaudja.Zerva@kas.de +355 4 555 03 79