Asset Publisher

Titujt

Rrjeti i Korrupsionit

Si lufton një lëvizje mbarëbotërore kundër korrupsionit

Peter Eigen së bashku me bashkëshorten e tij të mrekullueshme Jutta-n ka ndërmarrë iniciativën për një luftë të planifikuar kundër kësaj epidemie, e cila ka emrin korrupsion. Ai ka mbledhur përvoja nga mbarë bota. Për këto ai shkruan në librin e tij "Rrjeti i korrupsionit", i cili përfaqëson një libër shumë objektiv, i cili njëkohësisht mund të lexohet si një roman shumë tërheqës. Gjurmët e kësaj sëmundjeje ai i kërkon në të gjithë Kontinentet dhe kudo ai gjen mbështetës.

Asset Publisher

Bota e blerë: Parathënie e ish-Presidentit Gjerman, Richard von Weizsäcker

Prej dhjetë vitesh Transparency International është duke përparuar në përpjekjet e

saj për t´i vënë fre një të keqeje të madhe në botën tonë: korrupsionit. Të duket si

një luftë kundër mullinjve të erës. Sepse ne jemi njerëz dhe jo engjëj! Sigurisht, ne bëjmë dhurata për t´u sjellë gëzim të tjerëve, apo thjesht sepse gëzohemi kur dhurojmë diçka, apo dhurojmë në shenjë miqësie. Por të dhurosh është edhe një joshje, për të arritur një qëllim. Normalisht dikush e përdor me vetëdije pushtetin e tij për të arritur një përfitim personal. Sepse i fuqishmi ka në dorë levën lëvizëse. Ndërsa i pafuqishmi, përkundrazi, duhet të jetë gjithmonë pro atij, në mënyrë që leva të lëvizë. Ky është një rast klasik i korrupsionit, sidomos atje, ku ende mungojnë shteti i së drejtës dhe shtypi i lirë, vërtet i lirë e i pavarur.

Edhe demokracitë tona ende nuk janë çliruar prej tij. Partitë e fuqishme kanë një ndikim përcaktues në shpërndarjen e posteve dhe funksioneve, dhe atyre u vjen për mbarë që të marrin ushqim shtesë, pavarësisht mjeteve që bollshme që disponojnë. Në ekonominë botërore ne ndeshemi me të gjitha llojet e kanaleve të errët, të cilët e zëvendësojnë konkurrencën e ndershme me korrupsionin. Së fundmi janë pushtetet mafioze si edhe terroristët, që nëpërmjet metodave korruptive dëshirojnë t´i blejnë synimet e tyre përpara se të ndërhyjnë mbrojtësit e rendit.

Peter Eigen së bashku me bashkëshorten e tij të mrekullueshme Jutta-n ka ndërmarrë iniciativën për një luftë të planifikuar kundër kësaj epidemie, e cila ka emrin korrupsion. Ai ka mbledhur përvoja nga mbarë bota. Për këto ai shkruan në librin e tij Rrjeti i korrupsionit, i cili përfaqëson një libër shumë objektiv, i cili njëkohësisht mund të lexohet si një roman shumë tërheqës. Gjurmët e kësaj sëmundjeje ai i kërkon në të gjithë Kontinentet dhe kudo ai gjen mbështetës. Mes tyre ka gazetarë të guximshëm, prokurorë të përgjegjshëm, qytetarë të të gjitha shtresave deri tek Presidenti i Nigerisë Obasanjo, i cili lufton kundër kësaj të keqeje në vendin e vet.

T´i tregosh gjoksin korrupsionit nuk do të thotë, që thjesht të bësh moral dhe t´i bësh njerëzit Shenjtorë. Kjo është detyra jonë e përbashkët si qytetarë, në të mire të Ligjit, të transparencës dhe të drejtësisë. Prandaj vepra e Peter Eigen-it, të cilën ai e ka krijuar me Transparency International, është një shërbim shembullor, që na mbush me shpresën për t´u përpjekur për një shoqëri civile të angazhuar, nëse anembanë globit duam që të mësojmë, si të bashkëjetojmë në mënyrë humane.

Richard von Weizsäcker

Peter Eigen, lindur më 1938, ka punuar për dekada të tëra si Drejtor i Bankës Botërore në Amerikën e Jugut dhe në Afrikë. Para dhjetë vitesh, ai themeloi "Transparency International" për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Ajo që filloi me një zyrë të vogël, vetëm me një telefon, u shndërrua në një prej organizatave joqeveritare më të suksesshme me degë në 100 shtete. Në vitin 2002 "Transparency International" mori Çmimin Carl-Bertelesmann.

Vepra, duke përfshirë të gjitha pjesët e saj përbërëse, është embrojtur nga e Drejta e Autorit. Çdo përdorim pa miratimin e Shtëpisë Botuese, është i kundërligjshëm. Kjo vlen veçanërisht për shumëfishimet, përkthimet, mikrofilmimet, ruajtjen dhe përpunimin në sisteme elektronike.

Copyright © 2003 Campus Verlag GmbH, Frankfurt / Main

Libri u botua në gjuhën shqipe falë bashkëpunimit me Fondacionin CIVITAS dhe Zyrën e TI në Shqipëri.

Kopje të librit në gjuhën shqipe mund të tërhiqen falas nga të interesuarit, duke kontaktuar në Zyrën e Fondacionit "Konrad Adenauer" me Znj. Loreta Shameti në adresën: Loreta.Shameti@kas.de

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

urdhërimin e informacionit

botues

Konrad-Adenauer-Stiftung e.V.

verlag

Shtëpia Botuese „Campus“Frankfurt / Nju Jork

ISBN

3-593-37188-X