Asset Publisher

Handreichungen zur Politischen Bildung

Udhëzues mbi Nismat Ligjvënëse Qytetare

Në dallim me referendumin shfuqizues, përmes të cilit qytetarët mund të kundërshtojnë vullnetin e Kuvendit, nisma qytetare (NQ) i jep atyre hapësirë të shprehin vullnetin e tyre për një ndërhyrje të re. Pra ofron zgjidhje në lidhje me një çështje sociale të caktuar.

Asset Publisher

Kushtetuta parashikon disa mekanizma për pjesëmarrjen e qytetarëve në mënyrë të drejtpërdrejtë në proceset vendimmarrëse. Ndër to përmendim nismën ligjvënëse qytetare (neni 81/1 i Kushtetutës); referendumin shfuqizues (neni 150/1 i Kushtetutës dhe peticionet drejtuar organeve publike (neni 48 i Kushtetutës).

Në dallim me referendumin shfuqizues, përmes të cilit qytetarët mund të kundërshtojnë vullnetin e Kuvendit, nisma qytetare (NQ) i jep atyre hapësirë të shprehin vullnetin e tyre për një ndërhyrje të re. Pra ofron zgjidhje në lidhje me një çështje sociale të caktuar.

Qytetarë të cilët angazhohen në çështje me interes për shoqërinë kanë mundësi të organizohen dhe përfshihen në vendimmarrjet publike përmes ushtrimit të kësaj të drejte, e cila përforcon më shumë demokracinë në vend. Instrumentet e NQ janë shfrytëzuar shumë rrallë. Nga të dhënat zyrtare, janë miratuar vetëm dy ligje të propozuara nga qytetarët. Si arsye kryesore për mosshfrytëzimin e këtyre instrumenteve, ka qënë mungesa e një ligji i cili rregullon procedurën për ushtrimin e NQ. Ky i fundit u miratua për herë të parë në vitin 2019, duke i dhënë një garanci më shumë të gjithë qytetarëve aktivë për të marrë pjesë në procesin ligjbërës.

Ky udhëzues është hartuar për t’u ardhur në ndihmë dhe fuqizuar kapacitetet e të gjithë qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, në mënyrë që të ndërmarrin nisma ligjore drejt parlamentit.

Udhëzuesi ka si qëllim sqarimin e procedurës së hapave në të cilat duhet të kalojë një nismë deri në dërgimin në parlament, duke propozuar dhe disa rekomandime në lidhje me ligjin përkatës. Nga ana tjetër udhëzuesi prezanton rregulla të përgjithshme të të shkruarit të një projektligji, në mënyrë që ai të plotësojë kriteret e përcaktuara nga Rregullorja e Kuvendit dhe praktikat e hartimit legjislativ.

Asset Publisher

personi i kontaktit

Zheni Korçari

Zheni Korcari

Koordinatore Projekti

Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

comment-portlet

Asset Publisher

për këtë seri

Mit der Reihe „Handreichungen zur Politischen Bildung“ möchte die Politische Bildung der Konrad-Adenauer-Stiftung interessierte Bürgerinnen und Bürger über politische Entwicklungen informieren, Orientierungen in Sachfragen geben und das Interesse an politischer Mitwirkung stärken. Die Handreichungen verstehen sich als Grundlageninformationen zur Beteiligung an aktuellen politischen Diskussionen.

urdhërimin e informacionit

Die Handreichungen können telefonisch oder per E-Mail unter bestellung@kas.de bestellt werden.

Asset Publisher