Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

“E DJATHTA SHQIPTARE DHE SIMBOLET E SAJ”

Në datën 28 Shtator 2018,në orën 09.30 Fondacioni Konrad Adenauer dhe Politiko.al organizuan tryezën e rrumbullakët me titull: “E DJATHTA SHQIPTARE DHE SIMBOLET E SAJ”.

Asset Publisher

Folësit kryesorë të këtij forumi idesh ishin shkrimtari Besnik Mustafaj, studiuesi Mark Marku dhe politologu Fitim Zekthi. Mustafaj shtjelloi idetë e tij rreth tezës ‘Kujtesa e shpërfillur e demokratëve’, duke u ndalur në përpjekjet, sukseset dhe dështimet e PD ndër vite për të instaluar një peizazh kujtese për ndjekësit dhe historinë e vet.

Prof. Mark Marku, me një tezë origjinale dhe kontroversiale, shtjelloi se pse sipas tij etërit themelues të idesë së kombit shqiptar janë njëherësh edhe themeluesit e së djathtës shqiptare. ‘Zanafilla e së djathtës, Rilindja Kombëtare’, titullohej kumtesa e pedagogut të Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit.

Fitim Zekthi, politolog dhe mbrojtës i ideve konservatore në politikë, kumtoi për të pranishmit tezën ‘E djathta, simbolika si dëshmi e substancës’.

Përpjekja e tryezës ishte identifikimi i simboleve të së djathës shqiptare, pavarësisht cilës rrymë i përkasin, qendrës, partive tradicionale nacionaliste të Legalitetit dhe Ballit, konservatorëve të rinj, e të tjerë, dhe për të hartuar një databazë të tyre.

Në kushtet kur debati për Kujtesën është vazhdimisht i pranishëm, e djathta mund të përfitojë për të krijuar fizionominë e saj në raport me komunizmin, të majtën por edhe me historinë e vet politike dhe ideologjike. Komunizmi ka bërë shumë që, me anë të propagandës së fortë 45 vjeçare, nëpërmjet filmave dhe kinematografisë socrealiste të krijojë ‘reaksionarin’, ‘konservatorin’, ‘borgjezin’, figura që janë lidhur tradicionalisht me të djathtën dhe që janë ngulitur si pezhorative.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.

Asset Publisher