Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Campaign Bootcamp

Workshop mbi fushatat digjitale për të rinjtë e Partisë Demokratike para zgjedhjeve lokale 2019

Asset Publisher

Në vitin 2019 do të mbahen zgjedhjet lokale dhe për Forumin Rinor të Partisë Demokratike kjo përbën një ngjarje të rëndësishme për t'u paraqitur me idé dhe aksione të reja. Për këtë Fondacioni Konrad Adenauer solli në Tiranë dy ekspertë fushatash digjitale nga Cosmonauts & Kings në Berlin, për t'u përcjellë të rinjve aftësi mbi komunikimin digjital gjatë një trajnimi intensiv dyditor dhe për t'i praktikuar këto aftësi në ushtrimet përkatëse. Në qendër të Bootcamp-it të fushatës digjitale ishte përfitimi i dijes mbi planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e fushatave. Pjesë e trajnimit u bënë rreth 24 të rinj nga të dy gjinitë.

Dita e parë iu përkushtua zhvillimeve aktuale të komunikimit digjital dhe risive në kozmosin e targetimit të Facebook-ut. Cilat mësime u nxorrën nga zgjedhjet e fundit në Gjermani dhe si duhet të interpretohen ato nga bërësit e fushatave zgjedhore për vitin 2018 e më tutje. Pjesa e dyte e ditës iu dedikua futjes në mjetet e targetimit profesional të mediave sociale. Përmes shembujve praktikë pjesëmarrësit mundën të mësonin mbi mundësitë e shumta të të drejtuarit dikujt sipas specifikave të grupit të tyre si dhe mbi variantet testuese me shembuj konkretë për Shqipërinë.

Ditën e dytë u formuan grupe të vogla që punuan me formatet e përmbajtjes dhe u shtjelluan në mënyrë interaktive pyetje rreth planifikimit të fushatave zgjedhore digjitale. Njohuritë e secilit ishin kësaj radhe edhe më të mira se në trajnime të tjera, ndaj Partia Demokratike do duhej t'i përfshinte këta të rinj në planifikimin operativ të fushatave.

Të gjithë pjesëmarrësit mbetën të kënaqur nga trajnimi i cili shërben që fushatat zgjedhore digjitale të së ardhmes të jenë më efikase.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.

urdhërimin e informacionit

erscheinungsort

Tirana Albanien