Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Sfidat e Bashkimit Evropian. Roli i gruas në proçesin e hapjes së negociatave

Takim i grave të Partive Popullore Evropiane në Tiranë

Diskutim mbi integrimin evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e gruas

Asset Publisher

Ende 30 vjet pas rënies së komunizmit, shtetet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të mbesin së shumti jashtë BE-së. Pavarësisht deklaratave mbi vullnetin për t'iu bashkuar BE-së, këto shtete dhe qeveritë përkatëse çalojnë në përmbushjen e standarteve demokratike, në realizimin e shtetit të së drejtës si dhe në mirëqeverisje. Sfidat që hasen nga shoqëritë e Ballkanit Perëndimor drejt mirëfunksionimit të shteteve përkatëse dhe integrimit qenë baza e diskutimit mes grave aktive nga fusha e politikbërjes, medias dhe nga shoqëria civile. Takimi u mbajt në Tiranë më 21 shtator 2018. Fondacioni Konrad Adenauer dhe Fondacioni Hanns Seidel mbështetën kësisoj Lidhjen Demokratike te Gruas së Shqipërisë, si nismëtare e një diskutimi të tillë.

Pas fjalëve përshëndetëse, me kontribut nga Doris Pack, presidente e grave të Partive Popullore Evropiane, diskutimi vazhdoi në tre panele me pjesëmarrës të ftuar nga vendi dhe nga rajoni, ku u trajtua çështja se çfarë po i pengon vendet e Ballkanit Perëndimor të demokratizohen politikisht, të zhvillohen ekonomikisht, të ndërgjegjësohen si popuj e të emancipohen si shoqëri për të jetuar denjësisht në vendet përkatëse si pjesë e Evropës së bashkuar.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.

urdhërimin e informacionit

erscheinungsort

Tirana Albanien

Asset Publisher