Asset Publisher

kontribute per aktivitetet

Një fushatë zgjedhore lokale komunikative dhe krijuese

Në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale në vitin 2019, Fondacioni Konrad Adenauer organizoi në gusht dhe shtator një projekt me fokus "Një fushatë zgjedhore lokale komunikative dhe krijuese".

Asset Publisher

Pjesa e parë e projektit konsistoi në angazhimin e dy ekpertëve nga Gjermania, të cilët zhvilluan diskutime dhe konsultime me politikanë dhe menaxherë të fushatave zgjedhore mbi fushatën elektorale dhe politikat që të afrojnë sa më shumë me komunitetin. Në veçanti, fokusi ishte tek aspekti i përzgjedhjes dhe paraqitjes së kandidatëve dhe orientimi i një oferte programore. Qëllimi nuk ishte të jepeshin këshilla përfundimtare, por më tepër fillimi i një procesi reflektimi.

Pjesa e dytë u realizua në kuadrin e shkëmbimit të eksperiencave midis kryetarëve të Bashkive Shqiptare dhe kryetarëve të Bashkive Malazeze. Në Ulqin, u zhvillua një takim me kryetarin e Bashkisë Ulqin Ljoro Nrekić, në Kotor me kryetarin e Bashkisë Kotor Vladimir Jokiç e stafin e tij dhe në Tivat me nënkryetarin Dejan Maslovar.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher

për këtë seri

Fondacioni Konrad-Adenauer, institucionet e saj arsimore, qendrat arsimore dhe zyrat në vendet e huaja, për çdo vit ofrojnë disa mijëra evenimente rreth temave të ndryshme. Rreth konferencave ekskluzive, rreth evenimenteve, simpoziumeve etj. ne për Ju raportojmë aktualisht dhe eksklusizisht në www.kas.de. Përveç përmbledhjes përmbajtësore, Ju këtu mund të gjeni edhe materiale të tjera si fotografi, dorëshkrime të fjalimeve, fragmente video ose audio.

urdhërimin e informacionit

erscheinungsort

Tirana Albanien

Asset Publisher