Asset-Herausgeber

Workshop

Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit

Më 11 dhe 12 mars, Fondacioni Konrad Adenauer organizon në bashkëpunim me Qendrën Evropiane një workshop interaktiv me temë "Sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit"

Asset-Herausgeber

Details

Aktiviteti do të fillojë me një lojë të vogël parapërgatitore, gjatë së cilës nxënësit do të demonstrojnë njohuritë e tyre të mëparshme për BE-në. Më pas do të vijojnë dy prezantime të cilat do të shërbejnë për të kuptuar më mirë rolin e institucioneve më të rëndësishme të BE-së, si dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria përsa i përket anëtarësimit në BE. Workshop-i do të përfundojë me prezantimet e punëve në grup të nxënësve.

Një broshurë e hartuar posaçërisht për këtë qëllim do t´u vijë në ndihmë nxënësve të kuptojnë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth BE-së, në një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme. Përveç institucioneve të ndryshme të BE-së, broshura gjithashtu përfshin zhvillimet që ka bërë Shqipëria që nga viti 1991, ku politika e saj e jashtme pati një orientim themelor perëndimor e deri më sot. Përveç kësaj, tematizohet edhe hapja e mundshme e negociatave, konkretisht hapja e kapitujve të parë (kapitulli 23/24).

Një seri të tjera aktivitetesh më të njëjtën temë do të zhvillohen në shkolla të mesme në mbarë vendin.

Asset-Herausgeber

Zum Kalender hinzufügen

Veranstaltungsort

Gjimnazi "Ymer Dishnica", Korcë dhe "Fuat Babani", Bilisht

Kontakt

Walter Glos

Walter Glos

Leiter des Auslandsbüros Türkei

walter.glos@kas.de +90 312 440 40 80 +90 312 440 32 48

Asset-Herausgeber

Asset-Herausgeber

Bereitgestellt von

Auslandsbüro Albanien