Dita Botërore e Radios- RADIO SI ZË I KOMUNITETIT, HAPËSIRË INTERAKTIVITETI - Auslandsbüro Albanien
Veranstaltungsberichte
Qëllimi i këtij forumi ishte ndërgjegjësimi i publikut dhe mediave për rëndësinë e këtij mediumi. Radioja është mediumi masiv me audiencën më të madhe në mbarë botën. Stacionet e pavarura të radios u japin njerëzve informacion dhe u mundësojnë atyre të marrin pjesë në debatin publik dhe procesin e formimit të opinionit demokratik.
Këtë aktivitet e përshëndeti edhe Thorsten Frei, deputet i Bundestag-ut gjerman dhe njëkohësisht raportuesi për Shqipërinë në Komisionin Parlamentar për Çështjet e Jashtme dhe Europën në Bundestag-un gjerman. Në fjalën e tij ai e vuri theksin te domosdoshmëria për të promovuar media të lira dhe të pavarura, si parakusht për edukimin e qytetarëve në demokracinë e re dhe të brishtë të Shqipërisë.
Me rastin e këtij aktiviteti u hap në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita "Retro në 8 dekada të transmetimeve radiofonike në Shqipëri".