Akademia 3-ditore synoi t'u mundësonte përfaqësuesve shqiptarë të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme të kuptojnë rëndësinë e tregtisë online dhe sfidat e saj, veçanërisht në kohë ndryshimesh të diktuara nga pandemia e dy viteve të fundit. Përveç kësaj, ajo gjithashtu ofroi një platformë për shkëmbimin e rrjeteve. Nga më shumë se 85 aplikime u përzgjodhën dhe u ftuan të merrnin pjesë 22 sipërmarrje. I gjithë informacioni u ofrua nga ekspertë të fushave kryesore të digjitalizimit, të e-commerce, të fiskalizimit, të marrëdhënieve tregtare, të menaxhimit financiar si edhe nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme në nivel qendror. Detyrat në grup u kryen përmes koncepteve të reja të të nxënit dhe metodave tradicionale për të ndërthurur teorinë me praktikën dhe për të inkurajuar bashkëpunimin ndërmjet pjesëmarrësve.
Në përmbyllje të akademisë, pjesëmarrësit u organizuan në grupe për të prezantuar rezultatet e modeleve të tyre virtuale të biznesit, duke zbatuar të gjitha njohuritë dhe modelet e reja të përftuara. Reagimet dhe komentet shumë pzitive nuk e përjashtojnë mundësinë e zhvillimit të kësaj akademie edhe në vitin e ardhshëm.