Përmes shkëmbimit të eksponentëve të ndryshëm nga nivelet akademike dhe politike, ky aktivitet mundësoi një diskutim më të thelluar të të gjitha sfidave politike me të cilat përballet diaspora. Paraqitja e qartë e efekteve ekonomike dhe politike të diasporës në proceset e vendimmarrjes shërbeu si një mjet për sensibilizimin e opinionit publik. Për më tepër, u bë e mundur që këta eksponentë të shkëmbejnë kontakte në mënyrë që të qëllimet e diasporës shqiptare të zbatohen në praktikë, pavarësisht nga masat e rrepta për shkak të pandemisë.