Më 21 shtator, Fondacioni Konrad-Adenauer organizoi një tryezë të rrumbullakët në bashkëpunim me "Miqtë e Korçës" dhe AREA lidhur me promovimin e masave për përdorimin e energjive të rinovueshme për turizëm të qëndrueshëm.
U ftuan aktorë të rëndësishëm të zhvillimit, përfshirë zëvendës Ministrin për Infrastrukturën dhe Energjinë z. Gjergj Simaku, Shefen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Shqipëri znj. Ekaterina Solovova dhe këshilltarin e GIZ në Ministrinë e Infrastrukturës Z. Julien Jomaux. Tryeza u hap me fjalën e Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i zyrës së KAS në Shqipëri, i cili mirëpriti të gjithë pjesëmarrësit dhe prezantoi temën e tryezës.
Më pas pasuan disa prezantime, të gjitha me qëllim të prezantimit të projekteve novatore dhe zgjidhjeve të propozuara për sfidat specifike. Mbi të gjitha, u theksua rëndësia e zgjerimit të energjisë së rinovueshme për zhvillimin e ekonomisë së përgjithshme dhe turizmit.
Në përfundim pati një diskutim të hapur mes pjesëmarrësve, në të cilin u shpalosën shumë sygjerime dhe shumë pyetje morën përgjigje. Nga ana tjetër doli edhe nevoja se ende ka nevojë për diskutim midis aktorëve. Prandaj në të ardhmen do të ketë më shumë nisma të tilla për të siguruar një shkëmbim të vazhdueshëm.