Përgjatë datave 20 dhe 21 prill ishim në Has, së bashku me një grup ekspertësh, për fuqizimin e angazhimit dhe përfshirjes së të rinjve në nivel vendor.
Nën drejtimin e Ermal Hasimes, trajnimi nisi me një bashkëbisedim mbi kulturën politike te të rinjtë shqiptarë, i përqendruar te sfidat dhe mundësitë e tyre në nivel lokal.
Në mungesë të një organizate jofitimprurëse në Has, të rinjtë shprehën interes për hapat e nevojshëm për krijimin e një strukture të tillë. Në këtë kuadër, Ina Xhepa i trajnoi mbi bazën ligjore dhe aspektet funksionale të një organizate, ndërsa Rildo Ngjela trajtoi aspektet e komunikimit dhe aplikimit për fonde.