Përgjatë datave 24-27, zyra e KAS në Shqipëri organizoi konferencën ndërkombëtare “Nga Komunizmi drejt Transformimit: Historia Bashkëkohore Shqiptare si Pjesë e Historisë Evropiane”, në bashkëpunim me Departamentin e Historisë, Universiteti i Tiranës.
Gjatë disa ditëve diskutimesh në Villa La Collina, studentë, profesorë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe jashtë saj shkëmbyen perspektiva mbi të kaluarën dhe sfidat e së ardhmes, duke e vendosur përvojën shqiptare në një kontekst më të gjerë evropian.