Asset Publisher

Raporte mbi aktivitetet

Vizitë studimore në Gjermani për forcimin e kulturës së kujtesës

Shkëmbim përvojash, partneritete dhe ide për zhvillimin e mëtejshëm të punës së Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me gjethe"

Asset Publisher

Shpërndaj

Në kuadër të një vizite studimore të mbështetur nga KAS Albania, përfaqësues të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” zhvilluan takime dhe vizita në disa prej institucioneve më të rëndësishme të kujtesës historike në Berlin, Leipzig, Nuremberg dhe Mynih.

Programi përfshiu vizita në Memorialin Berlin Hohenschönhausen, Bundestagun Gjerman, German Spy Museum, Memorialin e Murit të Berlinit, Muzeun e Stasit dhe institucione të tjera të dedikuara dokumentimit të historisë së shekullit XX. Gjatë takimeve u diskutua mbi kulturën e kujtesës, inovacionin në muze dhe mundësitë për bashkëpunim ndërinstitucional. Një rezultat i rëndësishëm i kësaj vizite ishte dakordësimi për bashkëpunime të reja mes Muzeut “Shtëpia me Gjethe” dhe institucioneve muzeore gjermane. Këto partneritete do të krijojnë mundësi për iniciativa të përbashkëta në fushën e kujtesës historike.

Asset Publisher

comment-portlet

Asset Publisher

Asset Publisher