Asset Publisher

Workshop

PËRMIRËSIMI I NJOHURIVE DHE FORCIMI I ROLIT MONITORUES NË IMPLEMENTIMIN E REFORMËS NË DREJTËSI

Fondacioni Konrad Adenauer dhe Qendra Europiane zhvillojnë trajnime, ku ekspertët trajtojnë tema mbi reformën në sistemin e drejtësisë, qartësimin dhe përmirësimin e njohurive të aktivistëve të shoqërisë civile, studentëve si dhe mediave lokale.

Asset Publisher

Details

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është dhënia e informacionit të plotë edhe forcimi i kapaciteteve të studentëve, aktivistëve të shoqërive civile edhe medias mbi reformën në drejtësi, si dhe rolin e tyre në implementimin dhe monitorimin e kësaj reforme. Për rrjedhojë Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Zyra për Shqipërinë, do të zhvillojnë projektin “Përmirësimi i njohurive dhe forcimi i rolit monitorues të studentëve në implementimin e reformës në drejtësi”.

Qendra Europiane dhe KAS do të zhvillojnë 4 trajnime 1 ditore, në 4 qytete të ndryshme në vend, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës. Gjatë këtyre trajnimeve ekspertët do të trajtojnë tema mbi reformën në sistemin e drejtësisë, qartësimin dhe përmirësimin e njohurive të aktivistëve të shoqërisë civile, studentëve si dhe mediave lokale. Pjesëmarrësit në trajnime do të familjarizohen me situatën aktuale, dhe me veprimet që duhet të ndërmerren në vazhdimësi për të vijuar me tej me implementimin e reformës në drejtesi dhe më gjerë konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Edukimi ligjor i publikut është tepër i rëndësishëm për të garantuar një sistem efektiv drejtësie. Për rrjedhojë, njohuritë dhe informacioni lidhur me edukimin ligjor në këtë aspekt, të drejtat dhe përgjegjësitë, institucionet ligjore, etj., janë komponentë të nevojshëm për kulturën qytetare, dhe gjithashtu për konsolidimin e shtetit të së drejtës.

Edukimi ligjor i publikut kontribuon në përmirësimin e njohurive ligjore dhe njohjen e të drejtave dhe detyrimeve që kanë qytetarët mbi ligjin. Vitin e kaluar, Shqipëria ka ndërmarrë një nga iniciativat më të rëndësishme për të ardhmen e vendit, që është reforma e brendshme në sistemin e drejtësisë. Arsyet për ndërmarrjen e kësaj reforme janë të shumta, por mbi të gjtha ka qenë niveli i lartë i korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe rënia e besimit të qytetarëve në këtë sistem. Në përpjekje për të sjellë ndryshimin, Parlamenti Shqiptar unanimisht pranoi reformën kushtetuese në korrik të vitit 2016, çka i hapi rrugën fillimit të reformës në drejtësi. Kjo reformë ka për qëllim përmirësimin dhe funksionimin e organeve shtetërore duke u bazuar në parimin e “pavarsisë dhe të balancimit” dhe së fundmi të kontribuojë në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Qëllimi kryesor i këtyre ndryshimeve është reformimi i gjithë sistemit të drejtësisë dhe rivendosja e besimit të publikut lidhur me drejtësinë në Shqipëri, duke vendosur mekanizma që do të garantojnë integritetin, paanësinë dhe profesionalizmin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Megjithatë, sfida më e madhe e kësaj reforme është zbatimi në praktikë dhe monitorimi i saj.

Asset Publisher

shtoni në kalendar

vendtakim

Universiteti "Fan S. Noli" Korçë

folësit

  • Adea Pirdeni
    • Ina Xhepa
      kontakt

      Walter Glos

      Walter Glos

      Leiter des Auslandsbüros Türkei

      walter.glos@kas.de +90 312 440 40 80 +90 312 440 32 48