Asset Publisher

Workshop

E drejta për mbrojtjen ndaj diskriminimit

Trajnime mbi të drejtën për mbrojtjen ndaj diskriminimit

Asset Publisher

Details

Mbrojtja ndaj diskriminimit është një e drejtë thelbësore e njeriut. Edhe në Shqipëri, mbrojtja ndaj diskriminimit është e garantuar nga konventat ndërkombëtare të ratifikuara, kushtetuta dhe ligjet e tjera.

Megjithatë, përpos kuadrit ligjor është i rëndësishëm edhe zbatimi në praktikë i politikave anti-diskriminim nga ana e institucioneve publike dhe private. Për këtë arsye, Fondacioni Konrad Adenauer, Zyra për Shqipërinë dhe Qendra Europiane kanë parashikuar zbatimin e projektit “E drejta për mbrojtjen ndaj diskriminimit” i cili parashikon hartimin e një manuali mbi mbrojtjen ndaj diskriminimit për punonjësit e administratës publike, studentët, gazetarët si dhe çdo qytetar tjetër që ka dëshirë të marrë informacion rreth temës. Faza e dytë e projektit do të konkretizohet me tre trajnime në bashkëpunim me institucionet vendase për fuqizimin e kapaciteteve të punonjësve të administratës publike qendrore dhe vendore të cilat synojnë të ndihmojnë në mirëzbatimin e legjislacionit të ri në fuqi për të drejtën e informimit dhe njëkohësisht në garantimin e mbrojtjes ndaj diskriminimit për çdo individ apo grup shoqëror.

Përmes realizimit të këtij projekti Qendra Europiane dhe Fondacioni Konrad Adenauer, Zyra për Shqipërinë synojnë rritjen e informimit të publikut rreth mbrojtjes ndaj diskriminimit si dhe përmirësimin e praktikave të institucioneve në këtë drejtim.

​​​​​​​

Asset Publisher

shtoni në kalendar

vendtakim

Durrës

kontakt

Zheni Korçari

Zheni Korcari

Koordinatore Projekti

Zheni.Korcari@kas.de +355 4 22 66 525

Asset Publisher

Asset Publisher