Detaje
Ju ftojmë të na bashkoheni në serinë e aktiviteteve “Jehona e Kujtesës”, organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, me mbështetjen e KAS Albania. Përmes netëve të kinemasë, artit dikur të ndaluar dhe performancave teatrore, programi fton publikun të reflektojë mbi të kaluarën e Shqipërisë, të njihet me histori censurimi dhe rezistence, si dhe të vlerësojë rëndësinë e kujtesës për një shoqëri demokratike.