Detaje
KAS Albania dhe Qendra CEDI organizojnë shkollën verore "Shqipëria dhe Bashkimi Evropian", përgjatë datave 16-18 korrik, në Kampusin “Nehemia Gateway” në Pogradec.
Shkolla do të ofrojë një seri workshop-esh, ku fokusi do jetë në disa shtylla kryesore si: informimi, rritja e kapaciteteve dhe nxitja e bashkëpunimit mes profesionistëve të rinj, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
Për të aplikuar, dërgo një CV dhe një letër motivimi në këto adresa:
info.tirana@kas.de // qendra.cedi@gmail.com
Aplikimet mbyllen më 2 korrik 2026.