Detaje
Zyra e KAS në Shqipëri dhe UNECS organizojnë një forum të hapur diskutimi dhe reflektimi mbi rolin e lëvizjeve studentore në ndryshimet historike dhe politike.
Diskutimi do të fokusohet te ndikimi i lëvizjeve studentore në proceset e ndryshimit, aftësia e tyre për të prodhuar liderë të rinj dhe përmbushja e pritshmërive të revolucioneve që ato kanë nxitur. Gjithashtu, do të trajtohet se çfarë mbetet pas kërkesave për ndryshim dhe si reflektohen këto procese në zhvillimet politike dhe shoqërore.
Diskutimi do të përqendrohet në disa pyetje kryesore:
-
A arrijnë lëvizjet studentore të prodhojnë liderë të rinj?
-
A i përmbushin revolucionet pritshmëritë e atyre që i nisin?
-
Çfarë mbetet pas kërkesave për ndryshim?
Panelistët:
-
Erald Kapri, Deputet i Kuvendit dhe Studiues.
-
Enriketa Papa, Pedagoge dhe Eksperte e memories historike.
-
Afrim Krasniqi, Analist dhe Studiues i historisë politike.
Detajet e aktivitetit:
📅 Data: 20 nëntor
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Hotel Rogner, Salla Antigonea 1
Regjistrimi
Të interesuarit mund të regjistrohen duke dërguar një email në info@unecs.org.