Asset Publisher

Diskutim

DITËT E KUJTESËS 2019

Instituti për Demokraci, Media & Kulturë (IDMC) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS) kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në edicionin e katërt të aktivitetit DITËT E KUJTESËS që do të organizohet në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër në datat datat 20–27 shkurt 2019. Aktiviteti organizohet me rastin e 28 vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit, Enver Hoxha, më 20 shkurt 1991, që shënon simbolikisht rënien e diktaturës në Shqipëri si dhe për të përkujtuar 22 intelektualët e pushkatuar pa gjyq me pretekstin e të ashtuquajturës "Bomba sovjetike".

Asset Publisher

Details

Në këtë javë kujtese IDMC dhe KAS, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Shqipëri, ISKK, AIDSSH dhe aktorë të tjerë që operojnë në fushën e kujtesës në Shqipëri, do të sjellin çdo ditë aktivitete të ndryshme që synojnë ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare për pasojat e krimeve të diktaturës dhe forcimin e dialogut mbi të shkuarën si: promovim veprash shkencore mbi diktaturën, simpozium shkencor mbi qasjet aktuale studimore ndaj komunizmit, konferencë mbi trashëgiminë materiale të komunizmit, forume diskutimi me të rinj, shfaqje dokumentarësh, prezantim ekspozitash, vizita studimore në vendet e kujtesës etj.

Aktivitetet e këtij viti do të jenë të larmishme, ndër të tjera:

  • Ceremonia e hapjes së Ditëve të Kujtesës, më 20 shkurt
  • Prezantim i punës kërkimore mbi diktaturën, më 20 shkurt
  • Forum: "Antikomunizmi në Shqipëri: Histori dhe Aktualitet", më 21 shkurt
  • Simpozium shkencor: "Qasje Aktuale Studimore ndaj Komunizmit: Sfida dhe Mundësi", më 22 shkurt
  • Forum me studenët: "Kujtesa dhe Demokracia", më 22 shkurt
  • Historia gojore në shkolla dhe projekte studimore, më 23 shkurt
  • Konferencë: "Ballafaqimi me Trashëgiminë Materiale të Komunizmit", më 25 shkurt
  • Shfaqja e dokumentarit: "Kush është Heroi?", më 25 shkurt
  • Shfaqja e dokumentarit: "Mall për me Këndue", më 26 shkurt
  • Aktiviteti "SIGURIMI & Sporti", më 27 shkurt

Asset Publisher

shtoni në kalendar
kontakt

Walter Glos

Walter Glos

Leiter des Auslandsbüros Türkei

walter.glos@kas.de +90 312 440 40 80 +90 312 440 32 48

Asset Publisher

Asset Publisher