Detaje
Ftojmë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të bëhen pjesë e workshop-it dyditor "Fundraising & Project Design", ku do të mësojnë si të hartojnë projekte konkurruese, të zhvillojnë aplikime të suksesshme për financim dhe të ndërtojnë strategji të qëndrueshme të fundraising-ut.
Më 10–11 gusht, nën drejtimin e Cartney Pacheco Rabelo, MEL Specialist dhe Programme Coordinator nga Berlini, pjesëmarrësit do të trajtojnë tema si: hartimi strategjik i projekteve dhe aplikimeve për financim, zhvillimi i buxhetit, monitorimi dhe vlerësimi i projekteve, si edhe ndërtimi i marrëdhënieve me donatorët. Për t'u regjistruar, dërgoni një email në klaudja.zerva@kas.de, ku të shprehni interesin tuaj dhe të përfshini një përshkrim të shkurtër të organizatës suaj dhe rolit tuaj në të.
Afati i aplikimeve: 6 gusht
Gjuha e trajnimit: Anglisht