Detaje
Më 6 dhe 7 tetor 2026 në Tiranë, zyra e KAS në Shqipëri, në bashkëpunim me QPKMR, do të zhvillojë një workshop dy ditor me eksperten gjermane Katrin Nagler, mbi rehabilitimin social dhe risocializimin e të rinjve dhe të miturve në konflikt me ligjin.
Workshopi do të trajtojë drejtësinë rehabilituese, riintegrimin dhe përfshirjen sociale, me fokus të veçantë te roli i hapësirës digjitale në risocializim dhe parandalim, duke përfshirë identitetin digjital, sigurinë online, presionin e bashkëmoshatarëve, përgjegjësinë personale dhe komunikimin e përgjegjshëm në hapësirën digjitale.