Detaje
Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer në Shqipëri, në bashkëpunim me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë dhe Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizon një punëtori dyditore mbi hartimin e Planit të ri Strategjik të Veprimit të Gjykatës Kushtetuese për periudhën 2027-2029.
Punëtoria do të fokusohet në vlerësimin e masave të zbatuara gjatë periudhës 2024-2026 dhe diskutimin e propozimeve për planin e ri të veprimit, me synim forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese.