Asset Publisher

Diskutim

Drejt një dialogu më efektiv

Raporti i monitorimit: Analiza e politikave rinore në institucionet lokale dhe qendrore

Bashkëpunim i Fondacionit Konrad Adenauer me Kongresin Rinor Kombëtar

Asset Publisher

Details

Rinia shqiptare, e grupuar në forume politike apo organizata të shoqërisë civile, u bë pjesë e konsultimit dhe hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015-2020, i cili më pas u miratua nga Qeveria me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 383, datë 6 Maj 2015.

Ky dokument shërbeu si baza e vetme ligjore për adresimin e çështjeve ligjore dhe politike si dhe zgjidhjen e tyre duke iu referuar objektivave të përcaktuara në këtë plan, në përputhje me Strategjinë Rinore të Bashkimit Evropian.

Iniciativa "Drejt një dialogu më efektiv" e ndërmarrë nga Kongresi Rinor Kombëtar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe bashkëpunimi i rrjetit të organizatave partnere, synon të sigurojë reflektim transparent dhe objektiv të politikave rinore të ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë vitit 2017 - 2018, duke analizuar punën e ministrive të linjës në lidhje me objektivat e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë.

Gjetjet dhe të dhënat e mbledhura nga ky monitorim do të jenë pjesë e një serie diskutimesh me përfaqësuesit e forumeve politike të të rinjve, shoqërisë civile dhe komunitetit të të rinjve në nivel lokal. Ky debat synon të rrisë përgjegjshmërinë dhe transparencën e financimit të politikave rinore nga njëra anë dhe fuqizimin ligjor përmes rekomandimeve konkrete për hartimin e ligjit për rininë.

Gjatë këtyre takimeve do të diskutohen këto çështje:

- Rezultatet kryesore të monitorimit

- Analiza e brendshme dhe diskutimi i arsyeve dhe shkaqeve që kanë sjellë këto rezultate.

- Masat që duhet të ndërmerren nga çdo palë e interesuar e përfshirë në çështjet e të rinjve

- Diskutimi i përmbajtjes së Ligjit për Rininë

Asset Publisher

shtoni në kalendar

vendtakim

Tirana Times

kontakt

Walter Glos

Walter Glos

Leiter des Auslandsbüros Türkei

walter.glos@kas.de +90 312 440 40 80 +90 312 440 32 48

Asset Publisher

Asset Publisher