Qëllimi që udhëhoqi gjithë hulumtimin e kryer ishte testimi i opinionit publik mbi imazhin aktual të parlamentarëve në Shqipëri. Kjo punë kërkimore orientohej nga një qëllim racional,për të kuptuar se perceptimin që ka elektorati pas zgjedhjes së përfaqësuesve në arenën parlamentare dhe cilat janë pikërisht qëndrimet e qytetarëve shqiptarë ndaj deputetëve, duke mënjanuar partitokracinë, sepse nuk është pikërisht ky fokusi i kampionimit të një popullate për këtë çështje të marrë nën shqyrtim.
Gjetjet kërkimore nga ky sondazhim i elektoratit synojnë përmirësimin e imazhit publik të parlamentit në vazhdimësi, në mënyrë që parlamentarët të japin më shumë llogari përpara zgjedhësve të tyre dhe mbi të gjitha të jenë më etik dhe profesional në ruajtjen e interesave të zgjedhësve.