Fondacioni Konrad Adenauer mbështeti botimin e Vëllimit II “Udhërrëfyesi për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese 1992–2024”, të hartuar nga Gjykata Kushtetuese në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.
Botimi përmbledh standardet dhe qëndrimet e mbajtura në vendimmarrjen e Gjykatës, që prej vitit 1992, për parimet e së drejtës, ndarjen e pushteteve dhe të drejtat kushtetuese substanciale. Ai pason dhe plotëson udhërrëfyesin e parë, që kishte në fokus ankimin kushtetues individual.
Së bashku, dy vëllimet e Udhërrëfyesit synojnë të kontribuojnë në rritjen e qasjes së publikut në drejtësinë kushtetuese dhe në forcimin e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore. Ato do t’i shërbejnë gjithashtu stafit gjyqësor dhe profesionistëve të fushës për përmirësimin e kapaciteteve kërkimore dhe analitike.
Shfleto botimin e plotë në këtë link: https://tinyurl.com/udherrefyesi2